Flash

Lirohet nga burgu 'i forti' i Shkodrës, Lulzim Kulla

Lapsi.al 28 November 2018
Lirohet nga burgu 'i forti' i Shkodrës, Lulzim Kulla

Lulzim Kulla, i njohur si “një nga të fortët” e  Shkodrës, është liruar nga burgu. Ai ishte arrestuar pak muaj më parë tek tentonte të kalonte kufirin drejt Greqisë me një pasaportë falso.

Vendimin e mori Gjykata e shkallës së Parë Gjirokastër, e cila e mori e çështjen e tij pasi arrestimin të tij në Kakavijë, ku ai ishte paraqitur me emrin  e ri Alfond Deda.

Kujtojmë se Lulzim Kullës iu bë atentat me tritol në 13 janar të këtij viti; ai vetë u plagos, por e pësuan edhe 8 qytetarë të pafajshëm. Kulla dyshohet si person që iu ka bërë presion bizneseve për gjoba financiare në bashkëpunim me grupe të tjera kriminale dhe njeriu që ka torturuar deri në vdekje një qytetar, por që ka mbetur vetëm në kuadrin e dyshimeve.

Po ashtu, ai është arrestuar për kultivim kanabisi në Dukagjin, është mbajtur në burg 6 muaj edhe është liruar.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI