Flash

Lirohet "i forti" i Shkodrës Lulzim Kulla

Lapsi.al 28 November 2018
Lirohet "i forti" i Shkodrës Lulzim Kulla

“I forti” i Shkodrës, Lulzim Kulla, ndaj të cilit u bë një atentat më 13 janar 2018 ku bashkë të u plagosën 8 kalimtarë të rastit raportohet të jetë liruar nga burgu.

Kulla, i njohur në Shkodër si biznesmen dhe i skeduar si kreu i një grupi kriminal, është liruar nga Gjykata e Gjirokastrës. Ai ishte arrestuar pak muaj më parë në pikën kufitare të Kakavijës me një pasaportë të falsifikuar, në tentativë për t’u larguar drejt Greqisë.

43-vjeçari është një emër i njohur për Policinë e Shkodrës, pasi është arrestuar në 2006 nga forcat RENEA dhe ka qenë nën hetim për disa ngjarje të rënda.

Ndërkohë, në vitin 2014 rezulton se Kulla është pajisur me një pasaportë me të dhëna të falsifikuara. Ai ka aplikuar me shenjat e gishtërinjve dhe fotografinë e tij, por me emrin Alfons Deda, për pasaportë në Durrës, duke përdorur kështu identitetin e një personi tjetër. Pasi ka tërhequr pasaportën, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se të dhënat e tij nuk përkojnë me identitetin e dhënë.

Kulla u bë kryefjala e mediave kur ju bë atentat me rreth 500 gramë tritol C4 që u vendos në një motoçikletë të parkuar afër fuoristradës së tij, ndërsa shpërthimi i shkaktoi djegie në 25% të trupit.

Në atë kohë, Kulla deklaroi për Policinë se “nuk i njihte autorët dhe nuk kishte dyshime se kush mund ta kishte vendosur tritolin”. Por Blutë e Shkodrës më 8 shkurt në kuadër të operacionit “Together”, arrestuan 3 të rinj të dyshuar si autorë të atentatit ndaj 43-vjeçarit. Ata janë Endri Çopja, 29 vjeç; Argel Lulaj, 31 vjeç dhe Serxho Teta, 24 vjeç nga Elbasani. Porositësit e atentatit nuk dihen ende.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI