Flash

Kuvendi hap dyert për qytetarët, radhë për t'u ulur në karrigen e Ramës

Lapsi.al 28 November 2018
Kuvendi hap dyert për qytetarët, radhë për t'u ulur

Me rastin e 106 vjetorit të Pavarësisë, Parlamenti është vizituar nga shqiptarët që jetojnë brenda dhe jashtë vendit. Me urimet e tyre, për një Shqipëri të anëtarësuar në Bashkimin Europian, kishte edhe nga ato qytetarë që shprehën pakënaqësitë për klasën politike.

Ashtu si politikanët edhe qytetarët preferojnë më shumë postin e Kryeministrit, kryetarit të Kuvendit dhe të ministrave në sallën e Kuvendit.

Në kohën kur kreu i Qeverisë po merrte pjesë në festimet e 106 vjetorit të Pavarësisë në Vlorë, në sallën e seancës mbahej radhë për tu ulur në vendin e tij.

"Ky është vendi më i preferuar për të gjithë, të gjithë e synojnë atë, por historia ka treguar se në Shqipëri nuk e kanë njerëzit e denjë dhe të duhur".

Në mesazhet për Ditën e Flamurit, qytetarët urojnë që vitin e ardhshëm vendi ynë të marrë një përgjigje pozitive nga vendet e unionit.

"Vitin tjetër të jemi sa më shpejt në BE. Gëzuar Ditën e Flamurit!"

"Me këtë politikë që kemi ta çojmë vendin më përpara dhe të ecim sa më mirë drejt sukseseve që do ky popull dhe ky vend".

"Te parlamenti i kemi sytë dhe mendojmë për të ardhmen, jo vetëm tonë, por edhe të fëmijëve".

Me dyer të hapura për qytetarët, Kuvendi shpërndau bluza për të pranishmit për të sensibilizuar qytetarët për mbrojtjen e mjedisit.

Edhe gjatë së enjtes, qytetarët do të kenë mundësi të vizitojnë Parlamentin nga ora 17:00-19:00./Ora News

Të këshilluara

Pas reshjeve, ndryshim drastik i motit

Pas reshjeve të dendura të shiut gjatë ditëve të fundit, vendi ynë do të shoqërohet me rënie temperaturash. Sipas IGJEUM, gjatë ditës së sotme dhe ditës së enjt...

17:23

Hapet rruga Levan - Tepelenë (VIDEO)

Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se nga mëngjesi i sotëm është bërë i mundur kalimi i mjeteve në aksin Levan–Tepelenë përmes Bypas-it, të krijuar në zonën e r...

14:30

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI