Flash

Kamioni me 2.5 ton kanabis në Itali, dërgohen për gjykim 9 trafikantët

Lapsi.al 28 November 2018
Kamioni me 2.5 ton kanabis në Itali, dërgohen për gjykim 9

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 9 personat e përfshirë në trafikun e narkotikëve, pas kapjes së sasisë prej 2.5 ton kanabis në portin e Ankonës në Itali në 9 janar 2017.

Kamioni me lëndën narkotike kaloi nga porti i Durrësit duke e kaluar tranzit në Itali me destinacion përfundimtar në Gjermani, ku pritës i saj ishte shtetasi Euron Hoti.

Kamioni tip Benz, me targa të kokës FR 9139 C dhe targa trajleri ARB 414, i ngarkuar me sasinë e lëndës narkotike prej 2 ton e 530 kg kishte si drejtues shtetasin shqiptar Dhimo Koraj. Lënda narkotike është fshehur në mallin drusor pelet.

Njoftimi nga Prokuroria:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë ka përfunduar çështjen penale nr. 12/3 të vitit 2017 në ngarkim të të pandehurve:

1. Emiljano Çili lindur më 11 shtator 1982 në Poliçan, Skrapar,  kombësi dhe shtetësi shqiptare,  banues  në Tiranë, me gjendje gjyqësore i padënuar, i hetuar me masën e sigurimit arrest në burg në mungesë,

I akuzuar për kryerjen e veprave penale  “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, në bashkëpunim, parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/1, 334/1 dhe 109/1, 25 të Kodit Penal;

2. Artur Riza lindur më 19 shkurt 1976 në Thumanë, Krujë,  kombësi dhe shtetësi shqiptare,  banues  në Tiranë, me gjendje gjyqësore i padënuar, i hetuar me masën e sigurimit arrest në burg në mungesë,

I akuzuar për kryerjen e veprave penale  “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, në bashkëpunim, parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/1, 334/1 dhe 109/1, 25 të Kodit Penal;

3. Festim Lelaj, lindur më 17 shtator 1970 në Mesaplik, Vlorë, kombësi dhe shtetësi shqiptare, banues  në Tiranë, me gjendje gjyqësore i padënuar, i hetuar në fillim me masën e sigurimit arrest në burg, zëvendësuar më pas me masën e sigurimit “arrest në shtëpi”.

I akuzuar për kryerjen e  veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/1, 334/1  të Kodit Penal;

4. Harmejlindo Tufa, lindur më 6 shkurt 1995 në Tiranë,  me kombësi dhe shtetësi shqiptare, banues  në Tiranë, me gjendje gjyqësore i padënuar, i hetuar me masën e sigurimit arrest në burg në mungesë,

I akuzuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2  dhe 334/1 të Kodit Penal;

5. Juri Bedinaj, lindur më 4 nëntor 1988, lindur dhe banues në Vlorë, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me gjendje gjyqësore i padënuar, i hetuar me masën e sigurimit arrest në burg në mungesë,

I akuzuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2, 334/1 të Kodit Penal;

6. Arbi Mustafa, lindur më 25 tetor 1983, lindur dhe banues në Vlorë, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me gjendje gjyqësore i padënuar.

I akuzuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2, 334/1 të Kodit Penal, i hetuar me masën e sigurimit arrest në burg,

7. Adjel Çaushaj lindur më 15 gusht  1995, lindur dhe banues në Vlorë, me kombësi dhe shtetësi shqiptare,  me gjendje familjare beqar, me gjendje gjyqësore i padënuar,

I akuzuar për kryerjen e veprave penale  “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2, 334/1 të Kodit Penal,  i hetuar me masën e sigurimit arrest në burg në mungesë,

8.  Skënder Siqeca, lindur më 2 shtator 1964 në Lushnjë dhe banues në Vlorë,  me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me gjendje gjyqësore i padënuar, i hetuar me masën e sigurimit arrest në burg,

I akuzuar për kryerjen e veprës penale  “Falsifikimi i dokumenteve” në bashkëpunim,  parashikuar nga neni 186/2 të Kodit Penal,

9.Sokol Hamzallari lindur më 3 gusht 1977, lindur dhe banues në Orikum, Vlorë, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me gjendje gjyqësore i padënuar, i hetuar në gjendje të lirë,

I akuzuar për kryerjen e veprës penale  “Falsifikimi i dokumenteve” në bashkëpunim  parashikuar nga neni 186/2 të Kodit Penal.

Më datë 03.01.2017 nga Pika e Kalimit Kufitar Porti Durrës ka dalë për në drejtim të Portit të Ankonës Itali, kamioni tip Benz, me targa të kokës FR 9139 C dhe targa traleri ARB 414, i ngarkuar me sasinë e lëndës narkotike prej 2 ton e 530 kg, me drejtues shtetasin shqiptar Dhimo Koraj, i cili po e trafikonte lëndën narkotike nga Shqipëria duke e kaluar tranzit në Itali dhe me destinacion përfundimtar në Gjermani, ku pritës i saj ishte shtetasi Euron Hoti.

Lënda narkotike është fshehur në mallin drusor pelet, që sipas dokumentacionit shoqërues të paraqitur ishte marrë tek shoqëria AL MEXWOOD SHPK-Grmash-Shqipëri dhe që do të eksportohej nëpërmjet shoqërisë së transportit ALPIROS GROUP 2007-FIER-Shqipëri, në drejtim të porositësit, në adresën e shtetasit Euron Hoti, me gjeneralitetet të falsifikuara, ARTAN ABAZI, me adresë AM SCHAART 127809LEMWEROER-GJERMANI.

Me datë 04.01.2017, nga Autoritetet Italiane është bllokuar për mungesë dokumentacioni tranziti ndërkombëtar automjeti kamion tip Benz, me targa të kokës FR 91 39 C dhe targa treleri ARB 414, me drejtues shtetasin shqiptar Dhimo Koraj.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI