Flash

Hugh Jackman në rolin e Wolverinë për këtë arsye

Lapsi.al 28 November 2018
Hugh Jackman në rolin e Wolverinë për këtë arsye

Ai është njohur gjithnjë si Wolverine dhe ka luajtur rolin e famshëm për 18 vjet, por Hugh Jackman nuk ishte zgjedhja e parë për këtë rol në filmin “X-Men”.

Duke folur për “Aussies” të mërkurën, Hugh tha se iu ofrua roli pasi aktori skocez Dougray Scott u detyrua të tërhiqej për shkak të angazhimeve të tij me filmin “Mission Impossible: 2”.

Para fillimit të xhirimeve për “X-Men”, Hugh u përball me Dougray, 53 vjeç, në hapjen e Fox Studios në Sydney, duke çuar në një moment tepër të vështirë për të dy.

“Ai erdhi më pas dhe unë i thashë, ‘shoku më vjen shumë keq’. dhe ai tha, ‘shoku nuk ka të bëjë me ty’. Ky është një rol fantastik, shko dhe digje. Do të jesh i mrekullueshëm”.

50-vjeçari Hugh shtoi se ai gjithmonë e ka menduar Dougray-n një aktot klasikësh.

Dougray më vonë zbuloi se ai e refuzoi rolin e Wolverine-s tri herë pasi ‘nuk donte ta bënte’.

Ai përfundimisht e pranoi rolin, por për shkak se xhirimet për “Mission Impossible: 2” binin ndesh me orarin e xhirimeve për “X-Man”, roli iu ofrua Hugh Jackman.

Të këshilluara

Adrola Dushi:E urrej punën time

Adrola Dushi ishte ftuar  në emisionin ‘Pasditja ime’ ku rrëfeu për karrierën e saj në Amerikë dhe i befasoi të gjithë me deklaratën që ajo bëri gjatë emisionit...

12:15

Selena Gomez, rikthim në rrjete sociale

Këngëtarja, e cila doli pak kohë më parë nga spitali psikiatrik, u shfaq në reklamën e re të Pumas për të promovuar bashkëpunimin e saj me markën SG x Puma. ...

11:48

Krijuesi i SpongeBob ndërron jetë

Krijuesi i SpongeBob SquarePants, Stephen Hillenburg, ka ndërruar jetë ditën e djeshme. Vetëm 57 vjeç ai humbi betejën me ALS (Amyotrophic Lateral Sclerosis), n...

10:25

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI