Flash

'Dita e flamurit'/ Rama dhe Meta urojnë shqiptarët me foto dhe video të veçantë

Lapsi.al 28 November 2018
'Dita e flamurit'/ Rama dhe Meta urojnë shqiptarët me foto

Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Ilir Meta uruan shqiptarët me rastin e festës së 28 nëntorit, ditës së flamurit.

Përmes një postimi në Facebook, kryeministri ka publikuar një foto të shkrepur në takimin mes qeverisë së Shqipërisë dhe të Kosovës në Pejë.

Në foto shfaqet dora E Ramës dhe e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj sipër flamurit kombëtar.

“MIRËMËNGJES ? dhe GËZUAR DITËN E FLAMURIT”- shkruan Rama.

Yuhj7mhn

Presidenti Ilir Meta zgjodhi të urojë shqiptarët në 106-vjetorin e pavarësisë në “Facebook”, duke postuar një poezi të recituar nga dy nxënëse të shkollës 9-vjeçare të Rrozhajës.

“Gëzuar Ditën e Flamurit Kombëtar!??Një urim të veçantë për çdo shqiptar kudo ndodhet, me këtë poezi, të recituar me shpirt, shumë dashuri dhe emocion nga dy nxënëse shqiptare të shkollës 9-vjeçare në Dacaj të Rozhajës”, shkruan Meta.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI