Flash

Vendimi/ Një vit i ri pa fishekzjarre. Arrest për shitësit

Lapsi.al 27 November 2018
Vendimi/ Një vit i ri pa fishekzjarre. Arrest për shitësit

Aksidenti i rëndë me policen Ina Nuka që humbi gishtat e saj gjatë protestës së Unazës së re, duket se i ka detyruar organet e rendit t'i vënë gishtin kokës. Fakti se policja 24 vjeçare, u plagos me ato që policia i konsideron si mjete piroteknike, por që qytetarët i blejnë thjeshtë si fishekzare për ti hedhur tifozët e stadiumeve apo festuesëst e vitit të ri, po bëhet shkaq që të shqyrtohet ligji për importimin e tyre.

Sot Ministria e Brendëshme ka shpërndarë në media një video didaktike (minuta 09.11) ku tregohen dëmet që bëhen nga këto lëndë shpërthyese. Njëkohësisht me to është njoftuar po nga kjo ministri se "në ditët në vijim, qeveria shqiptare do të rishikojë kriteret dhe standardet e licencimit të subjekteve që importojnë, magazinojnë apo tregtojnë lëndë të rrezikshme. Policia e Shtetit dhe agjencitë e tjera shtetërore do të intensifikojnë kontrollet dhe do të marrin të gjitha masat e nevojshme për të eliminuar rrezikun për sigurinë publike që buron nga përdorimi i mjeteve të rrezikshme".

Për sa kohë që qeveria do të marrë këto vendime policia fton qytetarët dhe tregëtuesit e këtyre lëndëve plasëse, të ndërpresin importin magazinimin dhe tregëtimin e këtyre lëndëve madje ajo ka paralajmëruar edhe arrestimin e atyre qytetarëve që kapen me produkte të tilla.

Pas çmendurisë së vitëve me radhë, ndoshta këto kufizime, do të nxisin festime më të qeta të orës 00 të 31 dhjetorit që i shndërron qytetet tona në flakë e zjarr.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI