Flash

Unaza/ Paloka: Banorët po kërcënohen natën nga kriminelë

Lapsi.al 27 November 2018
Unaza/ Paloka: Banorët po kërcënohen natën nga

Nënkryetari i PD Edi Paloka denoncoi sot nga protesta tek Unaza e Re se banorët e kësaj zone po kërcënohen natën nga kriminelë që vijnë me makina me xhama të zinj.

Sipas Palokës, këto persona do të kenë marrë premtime për të ndërtuar pallate pas përfundimit të projektit të Unazës së Re.

ka bërë një denoncim sot nga zona e Unazës së Re ku ndodhej pranë banorëve për t’i mbështetur. Paloka tha se banorët i kanë treguar se gjatë natës po kërcënohen nga kriminelë që vijnë në zonë me makina me xhama të zinj.

“Këtu është krimi bashkë me Edi Ramën. Sot banorët më denoncuan një fakt tjetër. Çfarë ndodh ditën me policinë është histori tjetër me atë që ndodh natën. Natën vijnë kriminelë, kriminelë ordinerë që siç duket kanë marrë premtime për të ndërtuar pallate kur të largohen këta banorë. Vijnë dhe kërcënojnë banorët. Vijnë natën me xhama të zinj, me makina të maskuara dhe iu bëjnë presion banorëve, kriminelë ordinerë. Me siguri janë pjesë e atyre që do marrin leje për pallate nesër. Vazhdon bashkëpunimi i politikës me krimin. Nuk pyetet për fëmijët”, deklaroi Paloka.

Të këshilluara

Unaza e Re, banorët përplasen me Policinë

Banorët protetestues janë përplasur me Policinë bashkiake herët mëngjesin e sotëm, e cila ka marrë në mbrojtje punonjësit e bashkisë së Tiranës, që po tentojnë ...

09:44

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI