Në Itali janë rreth 34 milionë italianë që simpatizojnë një skuadër të Serie A, 33 milionë nga të cilët janëplotësisht tifozë: Juventus konfirmohet skuadra më e dashur me 39% të ndjekësve, pastaj Inter e Milan me 19%. Duke folur për emocionet, zikaltrit janë skuadra më e urryer në Itali, përpara bardhezinjve dhe Milan. Ky është sondazhi i "European Football Benchmark" bërë nga Statista.
Rreth 15.000 të apasionuar pas futbollit në pesë kampionatët më të rëndësishëm europian janë intervistuar për këtë sondazh, duke nxjerrë në krye të preferncave Juventus me 39%, ndërsa pas tyre është Inter e Milan në kuotën 19%, ndjekur nga Napoli (15%) e Roma (13%).
Pas simpatisë e tifozllëkut, është analizuar edhe ndjesia negative: Inter është skuadra më e urryer (40%) përpara Juventus (38%), Milan (32%) e Napoli (30%).
