Flash

Robert Berisha: Përse Nora nuk më mbështet në Dance With Me

Lapsi.al 27 November 2018
Robert Berisha: Përse Nora nuk më mbështet në Dance With Me

E keni vënë re?! Në asnjë puntatë të “Dance With Me”, këngëtarja Nora Istrefi nuk ka shprehur mbështetjen ndaj partnerit të saj Robert Berisha, teksa ka qëndruar shumë në heshtje! Madje në profilin e saj në “Instagram”, Nora vijon me postimet e saj si normalisht, ku shfaqet shumë elegante, duke mos thënë asnjë fjalë për Robertin.

Robert Berisha ka zgjedhur ta sqarojë njëherë e mirë këtë situatë, ku në një intervistë për “Class” tregon se Nora në fakt e ndjek gjithmonë spektaklin e kërcimit. Mirëpo, “Instagram-i” për këngëtaren e hitit “Dy shokë” nuk është asgjë tjetër veçse biznes, ndaj nuk publikon shumë foto të familjes.

“Nora e sheh garën e tij në DWM, e përcjell, por nuk më poston mua, nuk e poston gocën, as nuk poston dikë tjetër që nuk ka të bëjë me biznesin e saj. Ajo, Instagramin e ka thjesht për biznes”, – tha Roberti.

Pra, Nora e ka “Instagram-in” vetëm për të ‘ushqyer’ fansat me projektet e saj më të fundit në muzikë, jo për jetën private.

Të këshilluara

Massimo Alegri dhe Ambra, martohen në qeshor

Massimiliano Allegri dhe Ambra Angiolini do të martohen në qershor dhe sipas të përjavshmes Gente, mund të jetë edhe një bebe që pritet të vijë. Të fotografu...

22:21

Klipi i Taynës,kopje e artistit të huaj

Këngëtarët akuzohen shpesh që janë frymëzuar apo kanë kopjuar artistë të huaj për këngët dhe klipet e tyre. Edhe këtë herë, ka ndodhur e njëjta gjë me Taynën. A...

18:26

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Me sytë katër

PAPARAZZI