Flash

Rama i 'mori' Boden me një SMS, reagon Berisha: Për inat të vjehrrës, fle me mullixhiun

Lapsi.al 27 November 2018
Rama i 'mori' Boden me një SMS, reagon Berisha: Për inat

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për herë të parë në lidhje me kandidaturën e Ridvan Bodes si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë i propozuar nga qeveria.

Gjatë një interviste për gazetarin Lutfi Dervishi në RTSH, Berisha tha se Bode ka bërë zgjedhjen e tij. Bode ishte një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Berishës dhe ka drejtuar Financat e vendit për 8 vite.

Sa i përket kandidaturës së Florion Mimës po për këtë post nga ana e Parlamentit, gjithashtu një ish-zyrtar i lartë i PD-së, Berisha e cilësoi si mendje brilante.

Pjesë nga intervista:

-Janë një pjesë ish-zyrtarësh të lartë të PD, potenciale të saj që shkojnë në zyra private si Banka e Shqipërisë dhe institucione të tjerë, si Florion Mima, Ridvan Bode, Majlinda Bregu…

Berisha: Florion Mima është një mendje brilante në Shqipëri dhe është e vështire të gjesh një tjetër si ai. Ridvan Bode ka bërë zgjedhjen e tij është larguar nga politika. Kështu e shikojë unë vendimin e tij.

-Do ta votojë PD?

Berisha: Nuk ka marrë pjesë dhe nuk është konsultuar fare. Këtu ka një problem nga ana morale, pasi këto janë kandidatura të qeverisë.

-Këtu është paradoksi, që nuk i merr PD, por i shfrytëzon qeveria…

Berisha: Nuk mund të themi se për inat të sime vjehrre do shkojë të fle më mullixhiun. Nuk mund të themi këtë pasi ia ka marrë një vendim është larguar nga politika. Rama tha se me një SMS ka rënë dakord ,në rregull nuk mund të them gjë.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI