Flash

“Pi duhan, paguhesha 1000 euro në muaj dhe e kam motrën homoseksuale”: rrëfehet Nainggolan

Lapsi.al 27 November 2018
“Pi duhan, paguhesha 1000 euro në muaj dhe e kam motrën

Radja Nainggolan rrëfehet për France Football, por jo gjithcka është sipas shijeve të tifozëve të Inter: belgu tregon jetën, familjen e futbollin dhe e bën duke nisur nga veset, ose ato që konsiderohen të tillë: "Po, pi duhan. Ashtu si bëjnë shumë të tjerë, po nuk e fsheh. Nuk jam një bad boy: jam një që jep gjithnjë maksimumin".

Në një intervistë të gjatë të mesfushorit sigurisht ka kapitullin e saj edhe familja: "Jam i lumtur për origjinën time edhe pse nuk kam bërë një jetë të lehtë për shkak të babit tim. I dhashë një mundësi të dytë në udhëtimin tim në Indonezi, por gjërat nuk shkuan si duhet. Nuk ka shumë nga origjina, por nuk e mohoj asnjëherë. Ndihem nga Anversa, ndërsa si futbollist jam italian nga pikëpamja teknike e taktike”.

“Në kohët e Piacenza fitoja 1000 euro në muaj – vazhdoi të tregonte belgu -. Ishte minimum, por jo për mua e familjen time. Përpiqem të garantoj një nivel të mirë jete për gjithë familjarët. Inspirohem nga mamaja ime, që u nda nga jeta pak vite më parë. Ishte personi më i rëndësishëm për mua. Nuk kishte shumë por më dha gjithcka duke bërë aq sakrifica. Tani kam një lidhje të fortë me motrën binjake. Ajo është homoseksuale dhe është e lumtur. I pranoj të gjithë si janë, kështu i shoh unë gjërat ".

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI