Flash

LSI nis fushatën: Kandidatët e opozitës do të jenë gati në janar

Lapsi.al 27 November 2018
LSI nis fushatën: Kandidatët e opozitës do të jenë gati

Lëvizja Socialiste për Ingetrim ka ndezur motorët për zgjedhjet vendore të 30 qershorit të vitit të ardhshëm. Gjatë një takimi me strukturat LSI në Tiranë, kryetarja Monika Kryemadhi ka kërkuar që të evidentohen të gjitha votat e LSI, duke shkuar shtëpi më shtëpi. Kryemadhja foli edhe për marrëveshjen me PD, duke i kërkuar kryetarëve të degëve që të koordinohen me strukturat e partive opozitare, pasi në janar do të përcaktohen kandidatët e opozitës me të cilët do të dalë në zgjedhjet lokale.

"Keni ndjekur në të gjitha deklarimet tona zyrtare. Është krijuar fronti opozitar, i cili do të shkojë drejt një marrëveshje të përbashkët. Prandaj të gjithë ju, kryetarët e njësive, kryetarët e shtabeve dhe nënzonave, të filloni rakordimet me strukturat drejtuese të PD, PR, Agrare etj., në mënyrë të tillë për të rakorduar, sepse në muajin janar do të jemi në zgjedhjen e kandidatëve të përbashkët, që do të jenë kanidatët fitues për zgjedhjet lokale. Prezenca jonë në terren është e domosdoshme. Është e domosdoshme sepse pjesa më e madhe militante e PS është jo vetëm që është e zhgënjyer, por është edhe pa orientim. Prandaj ne njerëzit jo vetëm duhet ti orientojmë në drejtimin e duhur, por kontakti me ta i përhershëm është një ndihmesë e madhe. Evidentimin e të gjithë votës grei, që nuk shkon të votojë. Ne duhet tja krijojmë këtë mundësi", tha Kryemadhi.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI