Flash

Goditi me grushte e gurë shefin e OSHEE-së, arrestohet autori

Lapsi.al 27 November 2018
Goditi me grushte e gurë shefin e OSHEE-së, arrestohet autori

Arrestohet Artan Kokonozi për dhunën e ushtruar ndaj përgjegjësit të OSHEE-së, dega Prrenjas. Ai i ka zënë pritë përgjegjësit të OSHE-së dhe në momentin që ai ka dalë nga zyrat e OSHSE- së ka nisur ti gjuajë me grushta dhe gurë.

Kokonozi ka rreth tre muaj që ka zaptuar pa leje një godinë që është në pronësi të OSHEE dhe e përdor si banesë. Kokonozi dyshon se përgjegjësi i OSHEE-së ka ndërperë energjinë elektrike të godinës duke e lënë familjen e tij pa drita, pasi vetëm një natë më parë Kokonozit i është prerë energjia. I nxehur me këtë që i ka ndodhur, ai i ka zënë pritë Reshit Karriqit i cili kthehej nga riparimi i një difekti dhe ka nisur ta dhunojë atë fizikisht.

“Specialistët e Hetimit të Krimit në Stacionin e Policisë Prrenjas, arrestuan në flagrancë shtetasin: A.K, 46 vjeç, banues në Prrenjas. Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen nr 2 , Prrenjas, ka goditur për motive të dobëta përgjegjësin e OSHEE-së, dega Prrenjas, shtetasin R.K., 57 vjeç, banues në ‘Karriqi’, Prrenjas. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal”, njoftoi policia lokale.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI