Pothuajse të gjitha gazetat në Beograd kanë pasqyruar në faqet e para të numrave të së martës mbledhjen e djeshme të dy qeverive shqiptare në Pejë. Me titur të fortë, të përditshmet serbe akuzojnë kryeministrat Edi Rama dhe Ramush Haradinaj se po vënë në zbatim projektin e Shqipërisë së Madhe.
Gazeta “Alo” e ka hapur me një titull të madh duke lajmëruar se se shqiptarët e Kosovës dhe Shqipërisë kanë vendosur edhe një datë për bashkimin.“Shqiptarët bëhen një shtet në 2025-ën”, shkruan kjo gazeta.
“Kurir” që është hapur me një tjetër titull të fortë ku nuk mungon stiketi si “skandal” i asaj që u pa në Pejë. Sipas tabloidit serb Edi Rama dhe Ramush Haradinaj, kryeministrat e Shqipërisë dhe Kosovës shënuan aktin përfundimtar për krijimin e një Shqipërie të madhe.
“Të mbledhur në Pejë anëtarët e të dy qeverive kanë hedhur hapa konkretë për të arritur ëndrrën e bashkimit të Shqipërisë dhe Kosovës. Është vendosur të krijojnë një bashkim doganor midis dy vendeve dhe të shfuqizojnë tarifat doganore. Udhëheqësit shqiptarë e çuan më tej agresivitetin e tyre bënë një fotografi të përbashkët mjaft provokuese ku të qeshur tregojnë shqiponjën me duart e vëna mbi gjoks. Ndërsa fliste për Serbinë, Rama përdori shprehjen: “What the fuck” sepse sipas tij Serbia po vepron në mënyrë agresive ndaj Prishtinës. Haradinaj nuk mundi ta fshehë entuziazmin duke konfirmuar se Prishtina dhe Tirana janë në rrugë për të bashkuar tregun ekonomik” – shkruan Kurir.
Edhe gazeta “Novosti” e ka hapur me foton e Ramës dhe Haradinajt që vënë duart mbi flamurin kuqezi ndërsa shkruan: “Nuk ka asnjë bazë për Shqipërinë e Madhe”.
“Në mes të shtetit të vetë-shpallur të Metohisë dhe Kosovës dhe kabinetit ministror të Tiranës, me provokime dhe fyerje në kurriz të Serbisë, të hënën ata bënë një hap të madh drejt arritjes së projektit të rrezikshëm të "Shqipërisë së Madhe"! U sigluan një sërë marrëveshjesh të cilat krijuan parakushtet kryesore për prishjen e kufijve në të dyja anët, me miratimin e dukshme e Perëndimit, të planifikuar për 1 janar” – shkruan “Novosti”. ©përgatiti lapsi.al
