Flash

Dhuna ndaj të burgosurve shqiptarë, Strasburgu gjobit Greqinë

Lapsi.al 27 November 2018
Dhuna ndaj të burgosurve shqiptarë, Strasburgu gjobit Greqinë

Gjykata e Strasburgut pranoi 11 denoncime (nga 22 të tilla) nga të burgosur shqiptarë dhe bullgarë në burgjet e Greqisë, të cilët u ankuan për keqtrajtim nga ana policisë greke më 13 prill të 2013-ës. Sipas tyre policia e ECAM në prani të prokurorit  i dhunoi  duke përdorur elektroshok. Gjykata vendosi të dënojë shtetin greke, për shkelje flagrante të drejtave të njeriut dhe dëmshpërbleu secilin nga 11 të burgosurit e dhunuar me 10 mijë euro për dëmet ligjore dhe kostot e tjera proceduriale.

Disa ditë më vonë të burgosurit u ankuan te Prokurori i Grevenas për përdorimin  e dhunës dhe elektroshokut kundër 31 të burgosurve, dhunës fizike dhe verbale. Media greke dikastiko.gr shkruan se ata i detyruan të burgosurit të ecnin në gjunjë dhe duke i poshtëruar të zhveshur.

Në lidhje me rastin u bë edhe një hetim paraprak, ndërsa përfundimi i së cilës hidhte poshtë pretendimet e të  burgosurve për dhunë. Në nëntor të 2014-ës Prokurori në Gjykatën e Shkallës së Parë u shpreh i bindur se nuk kishte prova të mjaftueshme për të dhënë një gjykim. Muajin në vijim edhe Apeli mbështeti përfundimin e zyrës së Prokurorit.

Të burgosurit kishin shenja në trup 

Të burgosurit u identifikuan me hematoma dhe shenja të qarta dhune  në trup. Ekspertiza zbuloi se 11 nga të burgosurit u keqtrajtuan nga efektivat e  ECAM, të cilët u njoftua papritur për t’u marrë më një revoltë në burg. Qeveria u përpoq të justifikonte dhunën me argumentin e rritjes së sigurisë në burg.

Nuk u bënë hetime 

Ajo ç’ka cilësohet si më e keqja sipas Gjykatës Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg është fakti se nuk u bë asnjë hetim efektiv nga prokuroria apo edhe policia në lidhje me rastin. Për këtë arsye kjo gjykatë e dënoi Greqinë për shkelje flagrante të drejtave të njeriut dhe dëmshpërbleu secilin nga 11 të burgosurit e dhunuar me 10 mijë euro dhe 1500 për dëmet ligjore dhe kostot e tjera proceduriale.

Të këshilluara

Unaza e Re, banorët përplasen me Policinë

Banorët protetestues janë përplasur me Policinë bashkiake herët mëngjesin e sotëm, e cila ka marrë në mbrojtje punonjësit e bashkisë së Tiranës, që po tentojnë ...

09:44

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI