Rikthehet Champions League dhe e marta është menjëherë vendimtare për skuadrat e mëdha. Kualifikimi është praktikisht histori e mbyllur për pretendetët për triumfin final, por ajo që rrezikojnë Manchester City, Real Madrid dhe Juventus është vendi i parë i grupit dhe rrjedhimisht një short i vështirë në 16 më të mirët.
Bayern Mynih mund ta sigurojë vendin e parë një javë më shpejt, nëse likuidon Benfikën në Allianz Arena. Kampionët e Gjermanisë nuk po kalojnë një moment të mirë në kampionat, në vendin e pestë, por me 10 pikë kryesojnë grupin E. Nën presionin e Ajax, që nëse fiton, ndeshjen e fundit i pret bavarezët në Hollandë, për skuadrën e Kovac është e rëndësishme të mos gabojë në shtëpi.
Manchester City të vetmen humbje të pësuar në grupe, e ka përballë Lyon në Angli, e po përballë francezëve do të jenë të impenjuar në ndeshjen që do të vendosë kreun e Grupit E. Francezët, duhet të fitojnë në shtëpi përballë skuadrës së Guardiolës në mënyrë që të barazohen me pikë dhe ti marrin vendin e parë falë suksesit në ndeshjet direkte. Ndërkohë Hoffenheim shpreson në rrëzimin e Lyon, që e kombinuar me suksesit kundër Shakhtar, të kthehet në shans kualifikimi për në 1/8.
Roma ka nevojë vetëm për një pikë për të siguruar vendin në 16 më të mirët, por duhet të fitojë ndeshjen me Real Madrid në Olimpico për të qenë e parë e Grupit G. Të dyja skuadrat janë në kuotë të barabartë pikësh 9 dhe vijnë nga humbjet në kampionat. Ndërkohë që luhet vetëm për vendin e tretë në CSKA Moscoë-Viktoria Plzen
E njëjta histori, pak a shumë, në Grupin H. Juventus ka nevojë për një pikë për tu kualifikuar, por duhet të fitojë kundër Valencias, që të mos humbasë vendin e parë, me Manchester United, që ka një ndeshje të lehtë kundër Young Boys në Old Trofford. Spanjollët kanë paralajmëruar se nuk do të jenë ata të ndeshjes së parë, por duhet të bëjnë llogaritë që edhe bardhezinjtë nuk do të luajnë më me 10 lojtarë, por do të kenë në fushë Cristiano Ronaldon, që në Valencia u ndëshkua me karton të kuq.
KALENDARI I NDESHJEVE
Champions League - Group E
18:55 AEK Athens ? - ? Ajax
21:00 FC Bayern München ? - ? Benfica
Champions League - Group F
21:00 Hoffenheim ? - ? Shakhtar Donetsk
21:00 Lyon ? - ? Manchester City
Champions League - Group G
18:55 CSKA Moscow ? - ? Viktoria Plzen
21:00 Roma ? - ? Real Madrid
Champions League - Group H
21:00 Juventus ? - ? Valencia
21:00 Manchester United ? - ? Young Boys