Flash

Zbulohet telefonata e dyshimtë në celularin e “faqedjegurit” të Vlorës pak para ekzekutimit

Lapsi.al 26 November 2018
Zbulohet telefonata e dyshimtë në celularin e

Grupi hetimor ka zbuluar fakte të reja rreth vrasjes së Edision Harizajt dhe Genci Cacës, në një atentat në Durrës. Nga këqyrja e tabulateve telefonike të Harizajt është zbuluar një telefonatë që i është bërë atij pak minuta para ekzekutimit.

Një person e telefonoi 25 sekonda Edison Harizajn vetëm pak minuta se ai të ekzekutohej bashkë me shokun e tij Genci Caca. Grupi hetimor për vrasjen e dyfishtë mbrëmjen e shtatë nëntorit në Durrës, ka siguruar prova të reja. 19 ditë nga ngjarja, ekspertët arritën të zbërthejnë celularët e faqedjegurit Harizajt dhe të Cacës. Një burim i tha ABC News se po punohet për zbardhjen e telefonatës para atentatit, çfarë i thanë 39 vjeçarit Harziaj dhe cili ishte personi. Ka dyshime që përmes kësaj telefonate ka folur vetë porositësi për vrasjen e Edison Harizajt, por këto mbeten vetëm supozime.

Me çkodimin e celularit të viktimës, janë gjetur edhe mesazhe të shkëmbyera mes Edison Harizajt dhe dy personave të tjerë natën e atentatit. Njëri prej të cilëve eksponent i njohur në boten e krimit në zonën e Durrësit. Përmbajtja mbahet akoma e fshehte për shkak hetimor. Burime nga grupi hetimor dyshojnë se lëvizja e Edison Harizajt dhe Genci Cacës nga Vlora, në Tiranë dhe më pas kthimi nga Durrësi nuk ka qenë i rastësishëm. Porositësit e atentatit, apo vetë autorët kanë ndikuar në lëvizjen e viktimave, duke krijuar mundësinë e ekzekutimit.

Emri i vlonjatit Harizajt sipas hetuesve ka dalë vazhdimisht në ngjarje të rënda kriminale siç është perfshirja në vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi, apo zhdukjen e Albano Xhaferrit në Vlorë. Kurse së fundmi miku i Emiljano Shullazit ishte përfolur si person që nëpërmjet kanosjes u vinte gjoba biznesmenëve të ndryshëm. Veç dyshimeve fillestare për një ekzekutim për hakmarrje referuar ngjarjeve të vjetra, hetuesit tani kanë në dosje edhe konfliktet aktuale që viktima kishte krijuar me të tjerë persona./abc

Të këshilluara

VIDEO/ Aksident i pazakontë në Durrës

Një aksident ka ndodhur sot pasdite në dalje të Durrësit. Siç shihet në pamjet që sjell Lapsi.al disa automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Fatmirësisht ra...

18:05

Korfuz, shqiptari vritet dhe hidhet në kanal

Një 63 vjeçar shqiptar me banim në Korfuz është gjetur i vrarë me armë zjarri mëngjesin e sotëm. Ka qenë një shofer që po kalonte në rrugë që ka pikasur trup...

17:04

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI