Flash

VIDEO/ Arrestohet hajduti, grabiste Benz-a dhe i braktiste

Lapsi.al 26 November 2018
VIDEO/ Arrestohet hajduti, grabiste Benz-a dhe i braktiste

Një 33-vjeçar me banim në Vlorë, i dënuar më parë për vjedhje të automjeteve, ka përfunduar sërish në prangat e policisë, për të njëjtën vepër penale.

K.K, u arrestua për vjedhjen e 4 makinave të markës Mercedes Benz. Policia thotë se automjetet e sekuestruara ua ka dorëzuar pronarëve përkatës. Të riut iu vërtetuan të paktën 4 vjedhje.

Në 22 shtator 2018 ai vodhi në lagjen "Isa Boletini" automjetin tip "Mercedes Benz" në pronësi të H.H. një muaj më pas (23 tetor 2018), në lagjen "28 Nëntori" arriti të vjedhë automjetin "Mercedes Benz" në pronësi të N.K.

Më 18 gusht 2018, në lagjen "28 Nëntori" vodhi automjetin tip "Mercedes Benz" në pronësi A.D ndërsa në 9 maj 2018, sërish në lagjen "28 Nëntori" arriti të vjedhë automjetin tip "Mercedes Benz" në pronësi të shtetasit N.A. Pasi i përdorte disa ditë 33-vjeçari i braktiste ato në të njëjtën zonë, zakonisht në lagjen "15 Tetori" në Vlorë.

Të këshilluara

FOTO/ Rikthehet Fatmir Xhafaj

Pa bërë komente. Në heshtje dhe nën vështrimin e kolegëve të tij, ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj iu rikthyer jetës politike aktive. Mëngjesin e së hë...

13:05

FOTO/ Moti i keq, mbytet veliera në Himarë

Një velierë është mbytur në Himarë për shkak të motit të keq. Mësohet se anija turistike ishte ankoruar në port prej mbylljes së sezonit veror, por moti i keq d...

12:46

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI