Flash

Vialli rrëfen për sëmundjen e tij: "Tani jam mirë, por nuk e di si do përfundojë"

Lapsi.al 26 November 2018
Vialli rrëfen për sëmundjen e tij: "Tani jam mirë, por

Gianluca Vialli trondit botën e futbollit. Ish-sulmuesi i Sampdoria e Juventus dhe ish-trajneri i Chelsea do të publikojë të martën librin e tij “Goals: 98 histori + 1 për të përballuar sfidat më të vështira” e në një intervistë për Corriere della Sera, ka rrëfyer luftën e tij kundër kancerit: "Do kisha dashur të mos ishte, por tani e mendoj thjesht si një fazë të jetës sime që duhet jetuar me kurajë e nga e cila duhet mësuar dicka".

Vialli tregon gjithcka për sëmundjen e tij: "Jam mirë, por nuk e di si do të përfundojë. Nisa të shkruaj librin për të ndihmuar njerëzit të gjejnë rrugën e duhur - shpjegoi Vialli – Kështu, zgjodha disa shprehje motivuese, duke i ndërthurur me histori të sportistëve të mëdhenj, që të ndihmojnë të kuptosh. Sepse citatet nuk funksionojnë nëse nuk je ti që funksionon".

Ish-qendërsulmuesi tregon detajë të një ndjesie mes dëshirës për të mos i bërë të afërmit të vuajnë dhe asaj për të patur një ngushëllim, një fjalë që në këto raste mund të bëjë punë: "E dija që do të ishte e vështirë ti tregoja të tjerëve, familjes sime. Nuk doja ti bëja të vuanin personat që dua: prindërit, vëllezrit e motrën time, gruan Cathryn dhe fëmijët Olivia e Sofia. Të kap një ndjesi turpi, sikur ajo që po ndodh të jetë faji yt. Mbaja një fanellë poshtë këmishës, që askush të mos e kuptonte, për të qenë Vialli që njihnin. Pastaj vendosa ta tregoj historinë në libër".

Hapësirë edhe për futbollin, e një histori të lavdishme, në të cilën Vialli rrëfen se lojtari më i madh ndaj të cilit ka luajtur është "Maradona i Meksikë ‘86". Një mendim edhe për Juventus dhe Championsin e fundit të fituar nga bardhezinjtë pikërisht me Vialli: "Nuk është mallkim. Èshtë presioni. Nuk është e lehtë të gjesh ekuilibrin mes tensionit e qetësisë, me idenë se edhe mund të humbasësh. Nëse pastaj ke kundër Messi e Cristiano Ronaldo...".

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

38°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI