Flash

Rama përplaset në Pejë me gazetarët e Kosovës: Edhe ju kazan...

Lapsi.al 26 November 2018
Rama përplaset në Pejë me gazetarët e Kosovës: Edhe ju

Pas mbledhjes së përbashkët të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë kryeministri Edi Rama ka dhënë në Pejë një shfaqje që në Tiranë për fat të keq është bërë e zakonshme. Kreu i qeverisë shqiptare sulmoi gazetarin e Klan Kosova, Besnik Tahiri i cili pyeti kryeministrit Ramush Haradinaj për votimin e demarkacionit. Pyetja e gazetarit e nervozoi Edi Ramën.

“Z. Haradinaj a jeni penduar qe e keni votuar demarkacionin, sepse siç edhe Rama e përmendi, ka qenë gabim?”, - ishte pyetja e gazetarit.

Reagimi i Ramës ishte i shpejtë: “Ku e dëgjove se unë thashë që është gabim. Ku e dëgjove që thashë ashtu, unë jam këtu. Shko në kazan thuaje këtë, jo këtu para meje. Po deshe eja më prek nëse do me pa a jam i gjallë”, - i tha Rama gazetarit.

Deklarata e Ramës për korrigjimin e kufirit ishte: “Na takon të gjithëve që të ulemi të diskutojmë dhe ta shikojmë të ardhmen në mënyrë të qartë dhe strategjike. Nuk mund të vazhdohet historia e një dialogu që ecën me fotografi e takime, por që nuk gjen zbatim në raportin konkret të bashkëjetesës mes shqiptarëve dhe serbe në tokën e rajonit tonë”.

Përveç kësaj Rama u kërkoi gazetarëve të Kosovës t’i kërkojnë famjle ministrit shqiptar të financave Arben Ahmetaj.

“Duhet të pendoheni ju për të gjithë sulmet e padrejta që i keni bërë ministrit. Ministri nuk ka pse të pendohet për ato që ka thënë”, - përfundoi Rama.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI