Flash

Rama në krah të Haradinajt: Kush thotë që Thaçi është tradhtar është gomar

Lapsi.al 26 November 2018
Rama në krah të Haradinajt: Kush thotë që Thaçi

Pas mbledhjes së përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës në Pejë, kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij kosovar Ramush Hardinaj dolën në një konferencë për shtyp. Kreu i qeverisë së Tiranës u pyet për qëndrimin e tij në lidhje me mundësinë dhe diskutimet për shkëmbim territoresh mes Serbisë dhe Kosovës, një ide e mbështetur fort nga Hashim Thaçi, por e kundërshtuar, po aq fort nga Haradinaj. Për herë të parë Rama doli në mbrojtje të Thaçit duke e lënë të hapur këtë mundësi duke sulmuar ata që kundërshtojnë presidentin e Kosovës.

“Të shohim të ardhmen në mënyrë të qartë. Sot duhet të ndajmë “shapin nga sheqeri”. Për mua asgjë nuk duhet përjashtuar dhe gjithçka duhet parë me sytë e të ardhmes dhe me një sy të vetëm. Shqiptarët nuk duhet jenë të ndarë. Ata duhen të bashkohen si një komb me dy shtete që dëshirojnë të jetojnë pa kufij mes njëri- tjetrit. Hashim Thaçi është presidenti i Kosovës dhe komandanti i Ushtrisë së Kosovës. Kush thotë se Thaçi është tradhtar është një gomar” - tha Rama. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI