Flash

Millwall-Bolton, historia absurde e Steve Perry: nga tifoz në stadium, asistent që festonte për pritjet e portierit të skuadrës së tij

Lapsi.al 26 November 2018
Millwall-Bolton, historia absurde e Steve Perry: nga tifoz në stadium,

Nga tifoz në asistent të arbitrit, kalimi është i shpejtë. Historia që vjen nga ndeshja e Championship mes Millwall e Bolton është e pabesueshme. Nuk ka të bëjë fare me lojëra të shkëlqyere apo gola në minutën e fundit. Protagonistë, në këtë histori, janë arbitrat, e një seri dëmtimesh që bënë të mundur që Steve Parry, arbitri me një dashuri të madhe për Millwall, që ishte në stadium si tifoz, të bëhet asistent i linjës në ndeshjen e skuadrës së tij të zemrës.

Që nuk do të ishte një ditë normale, u kuptua shpejt kur Tony Harrington, arbitri i caktuar për të drejtuar takimin, nuk u prezantua sepse ishte i sëmurë. Në vend të tij, arbitri i katërt Lee Swabey mori gjykimin në dorë. Por në mesin e pjesës së parë ndodhi episodi vendimtar: zëvendësuesi i arbitrit u dëmtua, duke u kthyer në funksionin fillestar, atë të arbitrit të katërt. Në vend të tij një nga asistentët, e në vend të asistentit …Steve Perry.

Perry, që zakonisht arbitron ndeshjet në divisionin e parë të jug-lindjes, nuk ka qenë në gjendje të fshehë dashurinë e tij për Millëall, duke u ekzaltuar pas një ndërhyrje të dyfishtë të portierit të tyre. “Një situatë kaotike”, tregon tekniku i Bolton, sipas The Sun: “Kur festoi për pritjen e portierit të Millwall ne i thamë, 'mik duhet të jesh i paanshëm’, por pastaj u soll mirë”. Një garë që do të futet në histori. Ose që të paktën do ta kujtojë gjithë jetën Perry, që për një ndeshje pati nderin ti ofronte shërbimin e tij skuadrës së zemrës Millwall.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI