Flash

Kërcënimet e Ramës për BE-në, Lubonja: Streha e fundit e horrave...

Lapsi.al 26 November 2018
Kërcënimet e Ramës për BE-në, Lubonja: Streha e fundit

Fatos Lubonja komentoi sot nga studio e lajmeve në News24, takimin e përbashkët mes qeverive të Shqipërisë e Kosovës. Kërcënimin e Ramës ndaj Europës, Lubonja e quajti “strehë e fundit e horrave” për të dalë si nacionalist mbi gjithë këto probleme që i ka shkaktuar vendit.

“Një kërcënim që i bëhet Europës, është një deklaratë shqetëusese po bën pjesë në atë që unë e si streha e fundit e horrave. Sa herë kanë problemet me shqiptarët për shqiptarët fusin këtë idenë e Shqipëisë abstrakte. Meqë këta punojnë tërë kohës kundër shqiptarëve, flasim për Shqipërinë e madhe. Problemi që është këtu sot, por dhe në Kosovë, është se shqiptarët po ikin për shkak të këtyre. Ku bashkohen këto dy pika? Armiqtë më të mëdhenj të shqiptarëve janë vetë këta, as serbët as grekët. Po të mos ishte sot Europa, kufiri i Serbisë mund të ishte deri në Kukës.

Ky i thotë Europës tani, nëse ju nuk na pranoni, ne bashkohemi vetë. Këto janë kërcënime që hapin probleme më shumë,” tha Lubonja.

Gjuha e ashpër ndaj Europës lidhet me tensionimin e situtatës këtu në vendin tonë?

“Po pa dyshim është një stresë për këto që po bën këtu. Tani duke dalë me këto gjëra, shpenzojnë dhe paranë tonë publike dhe shkatërrojnë shtëpitë e shqiptarëve, dhe tërheqin vëmendjen. Pronat nuk duhen shembur pa u kompesuar,” u shpreh ai.

A është moment delikat për Shqipërinë lidhur me negociatat

“Celja e negociatave është e rëndësishme vetëm për propagandën e Ramës. Gjasme për punën e tij. Por se ça po bën ai, e dimë ne nuk e dinë europianët. Por nuk varet vetëm nga ne, por varet dhe nga situata në Europë, duke qenë se janë zgjedhjet. Por mirë pyetja tjetër është a e ke bërë gati ushtrinë ti? Çfarë ushtrie ke ti nëse plas lufta? Më shumë këtu kemi të bëjmë me mungesë koherence që shihet më shumë te Rama,” tha Lubonja.

Të këshilluara

Korfuz, shqiptari vritet dhe hidhet në kanal

Një 63 vjeçar shqiptar me banim në Korfuz është gjetur i vrarë me armë zjarri mëngjesin e sotëm. Ka qenë një shofer që po kalonte në rrugë që ka pikasur trup...

17:04

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI