Flash

FOTO/ Rikthehet Fatmir Xhafaj

Lapsi.al 26 November 2018
FOTO/ Rikthehet Fatmir Xhafaj

Pa bërë komente. Në heshtje dhe nën vështrimin e kolegëve të tij, ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj iu rikthyer jetës politike aktive.

Mëngjesin e së hënës ai zuri vendin e një anëtari të thjeshtë në Komisionin Parlamentar të Çështjeve Ligjore të cilin e ka drejtuar për shumë vite derisa mori një vend në qeveri.

Mbërritja e tij nuk mund të kalonte pa urimet e mirëseardhjes së kolegëve. I pari ishte kryetari i komisionit Ulsi Manja që e vlerësoi Xhafajn për punën e bërë në këtë komision.

“Mirëserdhët në komisionin tuaj natyral. Kontributi juaj është i çmuar për të çuar së bashku përpara punën e përbashkët”- tha Manja.

Ish-ministri i Brendshëm nuk byri komente ndërsa e kaloi situatën me një buzëqeshje. Në mbledhje munguan deputetët e opozitës. Xhafaj dha dorëheqjen në mënyrë të papritur në 27 tetor. Vendin e tij e mori pas një odiseje ligjore Sandër Lleshaj. ©LAPSI.al

Të këshilluara

FOTO/ Moti i keq, mbytet veliera në Himarë

Një velierë është mbytur në Himarë për shkak të motit të keq. Mësohet se anija turistike ishte ankoruar në port prej mbylljes së sezonit veror, por moti i keq d...

12:46

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI