Flash

FOTO/ Çfarë i ka ndodhur helikopterit që zbulon kanabis në Shqipëri

Lapsi.al 26 November 2018
FOTO/ Çfarë i ka ndodhur helikopterit që zbulon kanabis në

Kanë qenë të shumtë ata që mëngjesin e së hënës u ka tërhequr vëmendjen një ngjarje e pazakontë pranë rrugës së Elbasanit në Tiranë. Një karroatrec është parë duke transportuar ...një helikopter, një pamje jo e zakontë në rrugët tona. Por duke këqyrur fotot e siguruara nga lapsi.al vihet re se helikopteri është i tipit BO 105, pjesë e flotës së ministrisë së Brendshme dhe që përdoret prej saj kryesisht në operacionet e zbulimit të parcelave me kanabis në zonat e thella.

Një helikopter i tillë u rrëzua në gusht të vitit 2014 në zonën e Pultit në Malësinë e Madhe nga kultivuesit e kanabisit. (shiko fotot poshtë). Ai u qëllua me një plumb dhe bëri ulje të detyruar në një arë të mbjellë me mister. Në atë kohë ministria e Brendshme që drejtohej nga Saimir Tahiri dhe policia e shtetit me në krye drejtorin Artan Didi e mbajtën të fshehtë ngjarjen që u raportua nga lapsi.al.

[caption id="attachment_362792" align="alignnone" width="1920"] Pilotët te helikopteri i rrezuar[/caption]

[caption id="attachment_362793" align="alignnone" width="640"] Tahiri dhe Didi te baza e helikoptereve[/caption]

Me siguri edhe helikopteri që shihet në foto ka pësuar një defekt, por nuk ka një informacion zyrtar për të. Ministria e Brendshme ka vetëm 2 helikopter të tillë. Ai po transportohet me një karroatrec të ministrisë së Mbrojtjes. Një flotë helikopterësh ka edhe ministria e Mbrojtjes dhe ajo e Shëndetësisë që i përdor të rast të emergjencave shëndetësore në zona të thella. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Protesta/ Lulzim Basha procedohet penalisht

Policia e Tiranës ka dërguar për procedim penal, kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe disa deputetë të tjerë të opozitës, të cilët ishin pjesë e pr...

19:13

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI