Flash

Eurodeputetja greke: Rama do paguaj një çmim të rëndë, Greqia të bllokojë integrimin e Shqipërisë

Lapsi.al 26 November 2018
Eurodeputetja greke: Rama do paguaj një çmim të

Eurodeputetja qipriote Eleni Theocharous, të cilën Shqipëria e ka shpallur non grata, paralajmëron kryeministrin Edi Rama se do të paguaj një çmim të rëndë.

Gjatë një interviste për mediat greke, ajo thekson se Athina ka përgjegjësi kombëtare, historike, morale dhe politike ndaj të gjitha grekëve kudo që ata jetojnë përfshirë këtu edhe ata të "Epirit të Veriut".

Duke folur për vrasjen e Kostandin Kaçifas, eurodeputetja qipriote thekon se grekët e "Epirit të Veriut jetojnë nën terror dhe shtypje.

"Katsifas me veprimin e tij u bë i rrezikshëm. Ai po fliste, luftonte, nuk kishte frikë. Pra, ai duhej të heshte. Rama nuk arriti të na trembë. Sepse ne ishim të gjithë atje", shton ajo.

Ajo beson se në "Epirin e Veriut" bëhet spastrim etnik, ndërsa i kërkon qeverisë greke që të financojë shkollat, universitetet dhe spitalet.

"Ajo duhet të mbështesë çdo biznes të vogël të Epirit të Veriut, të japë status të privilegjuar për produktet e tyre. Të dërgojë vizitorë në zonat historike dhe turistike të Epirit të Veriut. Të rinjtë të shkollohen në universitetet greke me çmime të lira dhe të kthehen dhe të punojnë për vendin e tyre për të paktën 5 vjet", u shpreh ajo.

Ajo shprehet se pas vrasjes së Kaçifas, Greqia duhet të kishte pezulluar tashmë çdo proces integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Të këshilluara

Korfuz, shqiptari vritet dhe hidhet në kanal

Një 63 vjeçar shqiptar me banim në Korfuz është gjetur i vrarë me armë zjarri mëngjesin e sotëm. Ka qenë një shofer që po kalonte në rrugë që ka pikasur trup...

17:04

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI