Flash

Çudia/ Bayern Mynih pakt me tifozët për fanellat

Lapsi.al 26 November 2018
Çudia/ Bayern Mynih pakt me tifozët për fanellat
Bayern Mynih ka vendosur që në të ardhmen, të gjitha uniformat për ndeshjet në shtëpi, do të jenë të karakterizuar nga dy ngjyra, bardhë e kuq. Bavarezët, që janë në vështirësi në Bundesliga, në vendin e pestë në klasifikim -9 pikë nga kryesuesit e Borussia Dortmund, ka marrë një vendim të rëndësishëm për sa i përket imazhit të fanellave të së ardhmes. Në një komunikatë zyrtare klubi ka bërë të ditur se në javët e kaluara ka zhvilluar një takim me disa përfaqësues të tifozëve: "Në javët e kaluara janë zhvilluar bisedime konstruktive mes Këshillit të Bayern Mynih dhe përfaqësuesve të ndryshëm të tifozëve për temën e ngjyrave të klubit. Këto diskutime kanë sjellë një akord reciprok. Për fansat fanellat përfaqësojnë një shenjë identiteti të rëndësishëm të klubit". Në përfundim të takimit është vendosur që nga tani e tutje do të përdoren vetëm ngjyrat e bardhë dhe e kuqe në krijimin e fabellës për ndeshjet që luhen në shtëpi. "Bayern Mynih lajmëron se në të ardhmen në veshjet zyrtare, ose më saktë në uniformën e përbërë nga fanella, mbathjet sportive e getat, do të përdoren vetëm ngjyrat tradicionale të klubit, bardhë e kuq. Do të mbahen kontakte të rregullta me përfaqësuesit e tifozëve për realizimin e uniformave".

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI