Flash

Bllokohet rruga Levan-Tepelenë, ARRSH nuk ndërhyn, trafiku devijon në rrugën e vjetër (FOTO)

Lapsi.al 26 November 2018
Bllokohet rruga Levan-Tepelenë, ARRSH nuk ndërhyn, trafiku devijon

Rrëshqitjet e skarpatit të malit në rrugën Levan-Tepelenë, pranë Poçemit, kanë krijuar një kaos të vërtetë me trafikun prej tre ditesh. Një tjetër rrëshqitje në atë zonë e ka bërë të pamundur kalimin e automjeteve. Dherat kanë mbuluar gjithë sipërfaqen e rrugës, prandaj shoferët detyrohen të devijojnë nga rruga e vjetër, e cila është në një gjendje skandaloze.

Më keq akoma, deri më tani s’ka asnjë ndërhyrje nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe kompanitë e kontraktuara prej tij për të mirëmbajtur rrugën. Mësohet se kontrata për mirëmbajtjen e këtij segmenti është fituar nga firma ‘Salillari’. Lapsi.al sjell foto nga rrugët e tjetra dytësore në të cilat detyrohen makinat të kalojnë. Edhe pse mirëmbajtja e rrugës i është dhënë një firme private, ARRSH ka detyrimin të ndërhyjë për zbatimin e kontratës dhe normalizimin e trafikut.

©LAPSI.al

 

Të këshilluara

VIDEO/ Aksident i pazakontë në Durrës

Një aksident ka ndodhur sot pasdite në dalje të Durrësit. Siç shihet në pamjet që sjell Lapsi.al disa automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Fatmirësisht ra...

18:05

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI