Flash

BERZH: Paga minimale në Shqipëri duhet 500$ në muaj që të frenohet emigracioni

Lapsi.al 26 November 2018
BERZH: Paga minimale në Shqipëri duhet 500$ në muaj që

Emigracioni është një fenomen në rritje për vendet e varfra dhe në ato në zhvillim, por në Shqipëri ka marrë përmasa të mëdha teksa vendi ynë renditet në top listën e shteteve me potenciale të lartë të emigrimit. Banka Europiane Për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka vlerësuar së fundmi se pagat në Shqipëri duhet të jenë së paku 500 dollarë në muaj në muaj në mënyrë që emigracioni të frenohet.

“Studimet sugjerojnë se përmirësimi i klimës së biznesit dhe cilësia e shërbimeve publike mund të ulin në mënyrë të konsiderueshme dëshirën e njerëzve për të emigruar. Përmirësimi i cilësisë së shërbimeve publike dhe rritja e pagave më shumë se, 500 dollarë në muaj në një vend si Shqipëria do të ndikonin në frenimin e flukseve të emigracionit” sugjeron BERZH në Raportin e Tranzicionit 2019.

Në shumë vende që mbulon BERZH janë të përfshira nga fenomeni i emigracionit. Disa shërbejnë si tranzit ose pritëse për emigrantët e parregullt. Disa vende të tilla si Siria Afganistani largohen për ti shpëtuar konflikteve ose luftërave.

Megjithatë, ka gjithashtu një numër të konsiderueshëm emigrantësh të parregullt (veçanërisht ato që vijnë nga vende të tilla si Algjeria, Marok dhe Pakistan) të cilët janë të nxitur kryesisht nga një dëshirë për mundësi më të mira ekonomike. Më këtë grup vendesh është edhe Shqipëria.

BERZH tregon se, si emigrantët e ardhshëm ekonomik, refugjatët dhe emigrantët e parregullt gjithashtu kanë tendencë të jenë meshkuj të rinj dhe relativisht mirë të arsimuar. Ikja e kësaj kategorie ndikon në përkeqësimin e tregut të punë në vendet e origjinës.

Sipas një ankete të fundit nga Qendra për Kërkime Sociale dhe Ekonomike 52% e popullsisë shqiptare të grupmoshës 18 – 40 vjeç, dëshirojnë të emigrojnë nga Shqipëria, në krahasim me anketën e vitit 2007, ku 44.2% e kësaj grupmoshe donte të emigronte.

Anketa përfshiu 1436 intervista në të gjithë vendin dhe u zhvillua gjatë periudhës shkurt-korrik të këtij viti. Me herët anketa të tjera mbi potencialet e emigrimit si ajo e Gallup vitin e kaluar, që janë shtrirë në të gjithë popullsinë, kanë gjetur shifra më të larta të dëshirës për t’u larguar mbi nivelin 56%.

Studimi tregon se dëshira për të migruar në këto përmasa lidhet me përfytyrimin që kanë njerëzit për të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve. Nga njëra anë, ai është një reflektim i gjendjes reale ekonomike, sociale e politike në vendin e origjinës, dhe nga ana tjetër, i mundësive potenciale në vendin pritës. Vrojtimi tregoi se, rreth 50% e personave që marrin paga nga 1000-1470 euro duan të largohen. Por gjithashtu u pa se 70% e emigrantëve të rikthyer duan të largohen sërish. /monitor

Të këshilluara

FOTO/ Rikthehet Fatmir Xhafaj

Pa bërë komente. Në heshtje dhe nën vështrimin e kolegëve të tij, ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj iu rikthyer jetës politike aktive. Mëngjesin e së hë...

13:05

FOTO/ Moti i keq, mbytet veliera në Himarë

Një velierë është mbytur në Himarë për shkak të motit të keq. Mësohet se anija turistike ishte ankoruar në port prej mbylljes së sezonit veror, por moti i keq d...

12:46

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI