Flash

“Becoming” e Michelle Obamës shënon boom shitjesh

Lapsi.al 26 November 2018
“Becoming” e Michelle Obamës shënon boom shitjesh

“Becoming” përmbys “Living History”.

Libri i ish-zonjës së parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michelle Obama ka shënuar rekord shitjesh që në javën e parë të publikimit. “Becoming” ka shitur 1.4 milionë kopje që në javën e parë, kështu tha “Crown Publishing” për “Associated Press”. Libri flet për jetën e Michelle, rrugëtimin e saj që nga fëmijëria kur jetonte në pjesën jugore të Chicago-s, deri te posti i saj në Shtëpinë e Bardhë, kur u bë zonja e parë e Amerikës.

Vetëm në ditën e parë u shitën mbi 725 mijë kopje të librit. Ky rekord bëri që libri i gruas të ish-presidentit, Barack Obama të rrëzojë nga froni librin e Hillary Clinton, “Living History”, në vitin 2003, i cili sipas “Associated Press”, ka shitur 600 mijë kopje në ditën e parë.

Në këtë libër flitet për shumë raste dhe situata të vështira, të cilat ajo i ka kaluar si problemet martesore dhe terapia në çift, që e ndihmoi atë si ta ndërtojë jetën e saj, një abort të vështirë që ka përjetuar, mendimet e saj lidhur me presidentin aktual të ShBA-së, Donald Trump e shumë të tjera.

Të këshilluara

A është ky i dashuri i ri i Rita Orës?!

Vetëm pak ditë më parë Rita Ora deklaroi se është biseksuale dhe është krenare për veten dhe historitë e saj. Pavarësisht se biseksuale këngëtaren e kemi parë ...

09:20

Zaimina Vasjari heq dorë nga muzika

Zaimina Vajsari  përpara disa muaj është bërë nënë për herë të parë dhe ka sjellë në jetë vajzën Khlo. Ajo duket se   po e shijon këtë periudhë të veçantë të je...

17:46

Çiftet që thyen stereotipet në Hollywood

Aktori Vincent Cassel akoma vazhdon të urrehet për ndarjen e tij nga Monicca Belluci, të cilët për shumë shumë kohë u cilësuan si një ndër çiftet më tërheqës të...

16:10

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Me sytë katër

PAPARAZZI