Flash

Basha: Po, kishte oligarkë në paradhomën e PD-së që prisnin favore

Lapsi.al 26 November 2018
Basha: Po, kishte oligarkë në paradhomën e PD-së që

Kryeopozitari Lulzim Basha deklaroi mbrëmjen e sotme se në paradhomat e Partisë Demokratike kishte nga ata oligarkë që përpiqeshin të merrnin favore. I ftuar në emisionin ‘A Show’ në “News24” Basha pohoi se opozita po përpiqet që të shkatërrojë sistemin që është ngritur dhe është konsoliduar nën drejtimin e Ramës. Mes të tjerash ai tha se në rrethin e tij të bashkëpunëtorëve nuk ka kriminelë.

Krasta: Ju, në rast se situata politike në Shqipëri do të ndryshojë, dhe ju do kishit nesër fuqi qeverisëse në këtë vend, ju nuk do t’i merrni këta oligarkë inat, se ju keni patur nevojë për ta dhe do të keni edhe në të ardhmen. Oligarkët janë aty gjithmonë.

Basha: Ky është thelbi i betejës. Thjesht largimi i Edi Ramës nuk është zgjidhja e problemit. Ne duhet të shkatërrojmë sistemin që është ngritur dhe që është konsoliduar nën drejtimin e tij, por është ngritur prej kohësh, për të cilin mbajmë përgjegjësi edhe ne si Parti Demokratike. Disa prej këtyre oligarkëve rrinin në paradhomat tona, përpiqeshin të merrnin favore, disa edhe ia dolën të merrnin favore dhe për këtë ne kemi reflektuar. Na është dhënë shansi të reflektojmë kur shqiptarët na kanë nxjerrë me votë në opozitë. Sot detyra jonë kryesore është t’i bindim shqiptarët, se ajo që do bëjmë së bashku nuk është thjesht zëvendësimi i një partie me një parti tjetër, por shembja e këtij sistemi, ku janë fokusuar në një interesat politike, kriminale dhe oligarkike, dhe ndërtimi i një sistemi që funksionon njësoj si në vendet e Evropës. Ku ikin shqiptarët? Ku kemi një ekzekutiv që përgjigjet para një parlamenti, një parlament që përgjigjet para popullit dhe një drejtësi që gjykon pa trysni dhe nuk mbron, por ndëshkon politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin.

Të këshilluara

VIDEO/ Aksident i pazakontë në Durrës

Një aksident ka ndodhur sot pasdite në dalje të Durrësit. Siç shihet në pamjet që sjell Lapsi.al disa automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Fatmirësisht ra...

18:05

Korfuz, shqiptari vritet dhe hidhet në kanal

Një 63 vjeçar shqiptar me banim në Korfuz është gjetur i vrarë me armë zjarri mëngjesin e sotëm. Ka qenë një shofer që po kalonte në rrugë që ka pikasur trup...

17:04

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI