Flash

Barcelona në histori: paguan pagat më të larta të të gjitha kohërave në sport

Lapsi.al 26 November 2018
Barcelona në histori: paguan pagat më të larta të të

Është një Barcelonë rekordesh. Jo për rezultatet në fushën e lojës, skuadra e Valverde është e dyta në renditjen aktuale të La Liga dhe udhëheq Grupin B të Champions, por për mesataren e pagave që klubi katalanas i jep lojtarëve të tij. Sipas një studimi të publikuar nga website Sporting Intelligence, në fakt klubi blaugrana është i pari në historinë e sportit (përfshi edhe basketbollin dhe 5 disiplina të tjera) që i paguan lojtarëve të tij një pagë mesatare prej më shumë se 11 milionë euro në sezon.

Me sa duket në Katalonjë, për të ndërprerë hegjemoninë në Champions League të rivalëve historikë të Real Madrid, kanë vendosur të mos kursehen në shpenzime dhe ja 23 të teseruarit e Barcas që në 2018 do të marin mesatarisht shifrën e bukur prej 11.800.768 euro për kokë. Sigurisht tek shifra totale peshon ndjeshëm paga e re e Messi, që falë rinovimit të fundit arrin të fitojë plot 43 milionë euro në sezon (që janë rreth 30 mijë në ditë). Mjafton më pas ti shtosh pagës së lojtarit më të paguar të planetit edhe ato, pa dyshim me peshë të rëndë të shokëve të tij të skuadrës, si: Suarez, Coutinho, Pique dhe Busquets dhe kuptohet lehtësisht që klubi katalanas udhëheq klasifikimin special të shoqërive sportive për pagat më të larta.

Menjëherë pas Barcelonës gjendet pikërisht Real Madrid, me një pagë mesatare që këtë vit do të prekë 10.644.272 milionë euro, dhe pas dy superfuqive të futbollit spanjoll renditja zihet nga shumë skuadra të NBA, me në krye Oklahoma City Thunder dhe Golden State Warriors. Për të rigjetur një skuadër futboli duhet të zbresësh deri në vendin e 9, i zënë nga Juventus, që një sezon më parë gjendej në vendin e 32, por firma e Cristiano Ronaldo i ka ngjitur bardhezinjtë në Top10. Një shkallë më poshtë tyre vendoset Manchester United, shoqëria me pagën më të lartë në Premier League, ndërsa në vendin e 17 rishfaqen skuadrat spanjolle, me Atletico Madrid (8.098.836 euro), që pas rinovimit milioner të Antoine Griezmann paraprin me një pozicion Paris Saint-Germain.

Pë t'u nënvizuar fakti se studimi që ka nxjerrë këtë lloj klasifikimi, bazohet vetëm në kontratën sportive që lidh futbollistin me shoqërinë dhe nuk merr në konsideratë hyrjet e tjera, sponsorizimet dhe aktivitetet dytësore, që mund të kenë sportistë të tjerë. Për realizimin e studimit janë marrë në shqyrtim 349 skuadra dhe 8 disiplina të ndryshme në 13 vende të ndryshme,

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI