Flash

Banorët larguan grupet e vlerësimit tek Unaza e Re, reagon Autoriteti Rrugor Shqiptar

Lapsi.al 26 November 2018
Banorët larguan grupet e vlerësimit tek Unaza e Re, reagon Autoriteti

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka reaguar lidhur me zhvillimet e ditës së sotme në zonën e Unazës së Re, ku banorët  larguan grupet e vlerësimit.

Në njoftimin e ARRSH-së thuhet se grupet e vlerësimit kanë mbërritur sot në ato objekte banorët e të cilëve kanë depozituar pranë këtij institucioni dokumentacionin e pronësisë dhe kanë kërkuar të vazhdohet me verifikimet dhe procedurën e shpronësimit, ndërsa janë penguar nga terren banorë të tjerë të zonës, që nuk kanë lidhje me objektet të cilat po verifikohen.

“Gjate punës në terren banorë të tjerë të zonës, që nuk kane lidhje me objektet të  cilat po verifikohen, kanë penguar me dhunë  inxhinierët në ushtrimin e detyrës. Ata kanë dhunuar edhe mjediset private të banoreve me dokumentacion pronësie të cilët kanë qenë tëpranishëm dhe të gatshëm për verifikimin e banesës në funksion të shpronësimit. Ky grup banorësh lëviz në segmente të ndryshme të unazës duke penguar inxhinierët në kryerjen e detyrës, pavarësisht se nuk kanë lidhje me objektet të cilat po verifikon ARRSH. Në këtë formë, këta individë po mohojnë të drejtën e pronarëve të ligjshëm për një proces verifikimi të banesave të tyre.” - citohet në njoftim.

“Inxhinierët e ARRSH po vazhdojnë procesin e verifikimit në terren të shoqëruar edhe nga punonjësit e Policisë së Shtetit.” - thuhet ndër të tjera në njoftimin e ARRSH.

  • foto galeri

Njoftimi i Plotë:

Sikurse është njoftuar paraprakisht, sot janë në terren grupet e punes se ARRSH, Bashkise Tiranë dhe ALUIZN-it. Inxhinierët e ARRSH po shkojnë në ato objekte banorët e të cilëve kanë depozituar pranë këtij institucioni dokumentacionin e pronësisë dhe kanë kërkuar të vazhdohet me verifikimet dhe procedurën e shpronësimit.

Gjate punës në terren banorë të tjerë të zonës, që nuk kane lidhje me objektet të  cilat po verifikohen, kanë penguar me dhunë  inxhinierët në ushtrimin e detyrës. Ata kanë dhunuar edhe mjediset private të banoreve me dokumentacion pronësie të cilët kanë qenë tëpranishëm dhe të gatshëm për verifikimin e banesës në funksion të shpronësimit. Ky grup banorësh lëviz në segmente të ndryshme të unazës duke penguar inxhinierët në kryerjen e detyrës, pavarësisht se nuk kanë lidhje me objektet të cilat po verifikon ARRSH.

Në këtë formë, këta individë po mohojnë të drejtën e pronarëve të ligjshëm për një proces verifikimi të banesave të tyre.

Inxhinierët e ARRSH po vazhdojnë procesin e verifikimit në terren të shoqëruar edhe nga punonjësit e Policisë së Shtetit.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI