Flash

Marrëveshja e Hormuzit/ Çfarë dimë deri tani për paktin mes SHBA-së dhe Iranit

Marrëveshja mes SHBA-së dhe Iranit ka ndalur përkohësisht luftën dhe ka rihapur Ngushticën e Hormuzit, por çështjet që shkaktuan konfliktin, si programi bërthamor iranian, rezervat e uraniumit, sanksionet, fondet e ngrira dhe përplasja me Izraelin, mbeten ende të pazgjidhura dhe do të jenë objekt i negociatave të vështira në muajt në vijim.

12:49

430 mijë dollarë për lobim, Erion Veliaj kërkon aleatë në Washington

Dokumentet e fundit të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, tregojnë se fushata e lobimit për llogari të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, u fokusua te komunikimet me institucionet amerikane lidhur me financimet për SPAK, si dhe te kontaktet me përfaqësues të Kongresit dhe organizata joqeveritare.

12:22

Ariana Grande i kundërpërgjigjet komentuesve: Nuk po e shfrytëzoj vdekjen e Mac Miller

Lapsi.al 26 November 2018
Ariana Grande i kundërpërgjigjet komentuesve: Nuk po e shfrytëzoj

Dy vitet e fundit padyshim nuk kanë qenë aspak të lehta për këngëtaren Ariana Grande. Në maj të 2017-ës, ajo përjetoi një nga traumat më të mëdha të jetës së saj pasi një grup terrorist bombardoi stadiumin ku ajo po jepte një koncert duke marrë jetët e 22 prej fansave të saj.

Dhe ende pa e marrë veten mirë nga kjo ngjarje, një tjetër tragjedi tronditi jetën e saj pasi ish i dashuri i saj, reperi MacMiller u gjet i vdekur si pasojë e një koktejli drogash dhe alkooli. Që prej kësaj ngjarjeje, Ariana herë pas here e rikujton ish-in e saj të ndjerë nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale, mirëpo një gjë e tillë duket se nuk është mirëpritur nga disa prej ndjekësve të saj në rrjetet sociale.

Së fundmi, dy komentues janë shprehur se këngëtarja po e shfrytëzon vdekjen e 26-vjeçarit për të marrë vëmendje.

“Ariana lëre të shkojë… Qaje pas dyerve të mbyllura. Mjaft e shfrytëzove këtë, sepse ti as nuk ishe aty kur ai ishte në gjendjen e tij më të keqe, pak përpara se kjo të ndodhte.”-ka shkurar një ndjekës në Twitter. Mirëpo,

Grande duket se nuk ka ndërmend të heshtë përballë këtyre akuzave.

“Lutem që të mos të të duhet kurrë të përjetosh diçka të tillë dhe të uroj paqe dhe dashuri.”-i është përgjigjur këngëtarja një prej komentuesëve.

Disa prej postimeve të radhës në Twitter tregojnë dukshëm se komente të tilla e shqetësojnë dhe e mërzisin atë.

“Disa budallallëqe që lexoj këtu më bëjnë për të vjellë. Më tremb mënyra sesi disa njerëz mendojnë dhe kjo botë shumë shpesh nuk më pëlqen. Sikur të ishim pak më të ndjeshëm dhe të kujdesshëm me njëri-tjetrin. Do të ishte e paparë.” –ka shkruar më tej ylli i muzikës.

Megjithatë, përtej dramave në jetën e saj personale, Grande po përjeton një prej mopmenteve më të arta në karrierë. Shumë prej këngëve të saj të reja janë shndërruar në hite sa hape e mbyll sytë dhe momentalisht, ajo po përgatitet të hedhë në treg klipin e këngës “Thank you next” që pritet të bëjë namin në të gjithë botën, duke qenë një rikrijim i filmit të pavdekshëm “Mean Girls”. Ende në pritje!

Të këshilluara

A është ky i dashuri i ri i Rita Orës?!

Vetëm pak ditë më parë Rita Ora deklaroi se është biseksuale dhe është krenare për veten dhe historitë e saj. Pavarësisht se biseksuale këngëtaren e kemi parë ...

09:20

Zaimina Vasjari heq dorë nga muzika

Zaimina Vajsari  përpara disa muaj është bërë nënë për herë të parë dhe ka sjellë në jetë vajzën Khlo. Ajo duket se   po e shijon këtë periudhë të veçantë të je...

17:46

Çiftet që thyen stereotipet në Hollywood

Aktori Vincent Cassel akoma vazhdon të urrehet për ndarjen e tij nga Monicca Belluci, të cilët për shumë shumë kohë u cilësuan si një ndër çiftet më tërheqës të...

16:10

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI