Flash

Akuza se plagosi policen/ 18-vjeçari tregon dorën në gjyq: U hakmorrën duke më thyer gishtat

Lapsi.al 26 November 2018
Akuza se plagosi policen/ 18-vjeçari tregon dorën në gjyq: U

Daniel Drobaj, 18-vjeçari i akuzuar se ditën e protestës plagosi efektiven e forcave “Shqiponja” Ina Nuka me kapsollë ka dalë sot në gjyq për masën e sigurisë dhe ka treguar dorën e tij të djathtë të fashuar.

Prokuroria ka kërkuar “Arrest me burg” për adoleshentin, i cili pretendon se policia i ka thyer gishtat si hakmarrje për gjymtimin e polices në dorë.

18-vjeçari që u arrestua më 23 nëntor, një ditë pas protestës para parlamentit ka mohuar kategorikisht se ka qenë ai që hodhi kapsollën që plagosi rëndë policen.

Ai tha se kishte marrë pjesë në protestë ndërsa pohoi se nuk kishte përdorur sende të kundraligjshme.

“Theksoj se kam pasur vetëm tre kapsolla të cilat i kam ndezur dhe i kam hedhur në drejtim të llamarinave që rrethojnë namazjan që po ndërtohet. Ka pasur një moment që disa punonjës të policisë kanë dashur të më ndalonin në protestën e mësipërme dhe unë nuk kam pranuar të më fusnin në makinë duke e konsideruar veprimin e tyre të padrejtë. Ndërkohë mes nesh kanë ndërhyrë disa persona të tjerë dhe vetëm e kam gjendur veten në turmë dhe kam ikur me vrap. Rreth orës 19:30 të datës 23.11.2018 ka ardhur babai im, shtetasi Viktor Drobaj dhe pasi ka biseduar me avokatin jemi nisur për t’u dorëzuar në Komisariatin e Policisë nr.3, sa jam larguar nga banesa që unë kisha qëndruar, kanë ardhur forcat e policisë më kanë vënë pistoletën në kokë duke m’u prezantuar si punonjës policie pasi më kanë futur në makinë kanë ushtruar dhunë ndaj meje në të gjitha format dhe duke më sharë gjatë gjithë rrugës deri kur kemi përfunduar në Drejtorinë e Policisë Tiranë. Në ambientet e Drejtorisë Tiranë sjelljet kanë qenë korrekte dhe nuk është ushtruar asnjë dhunë”, thuhej në dëshminë e tij në polici të zbardhur nga 'Neës 24'.

Të këshilluara

FOTO/ Rikthehet Fatmir Xhafaj

Pa bërë komente. Në heshtje dhe nën vështrimin e kolegëve të tij, ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj iu rikthyer jetës politike aktive. Mëngjesin e së hë...

13:05

FOTO/ Moti i keq, mbytet veliera në Himarë

Një velierë është mbytur në Himarë për shkak të motit të keq. Mësohet se anija turistike ishte ankoruar në port prej mbylljes së sezonit veror, por moti i keq d...

12:46

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI