Flash

Salianji: Të arrestuarit u dënuan pa asnjë provë (VIDEO)

Lapsi.al 25 November 2018
Salianji: Të arrestuarit u dënuan pa asnjë provë (VIDEO)

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji e konsideroi si standard të zi në Republikë vendosjen e masës së sigurisë për banorët e Astirit.

 Sot është vendosur një standard i zi në Republikë, kur nëse trafikant, përdhunues, kriminel, bëhesh kryetar bashkie si Vangjush Dako, Elvis Roshi, si Prenga, si Ndoka, etj dhe nëse je protestues për të mbrojtur familjen tënde, pronën, dënohesh pa prova dhe pa ligj duke shkelur themelet e së drejtës”, tha ligjëvësi pas seancës në gjykatën e Tiranës, për masën e sigurisë dhënë për banorët e arrestuar lidhur me protestën e së enjtes së kaluar para parlamentit.

“Prokuroria nuk kishte asnjë provë. Në mënyrë të turpshme, prokuroria tha se kemi prova 5 bidona dhe materiale plastike, prova tjetër ishin dy restela dhe dy pankarta me mbishkrime. Mbi këtë bazë jo vetëm u dënuan sot pasi të gjithë janë me masë sigurimi.  Të gjithë qytetarët që u paraqitën para gjykatës pa prova dhe pa ligj me vullnetin e Edi Ramës dhe Arta Markut mbahen sot të izoluar apo me detyrim. Qytetari që sot u dënua me arrest me burg, të gjithë e kanë parë që ai nuk është arrestuar në flagrancë. Edhe me ligj lufte ndalohet kur ka shenjat e spitalit. A i keni parë qytetarët e tjerë që sot janë marrë zvarrë? A e dini ju që nuk janë bombat, shashkat që shiten në çdo cep të Tiranës. A e dini se Policia e Shtetit dhunon çdo ditë qytetarët e Tiranës”, u shpreh deputeti demokrat.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI