Flash

Rekordi i çuditshëm i Alvaro Morata tërbon tifozët e Chelsea

Lapsi.al 25 November 2018
Rekordi i çuditshëm i Alvaro Morata tërbon tifozët e
Për Filippo Inzaghi, i famshëm për qendrimin në linjën e pozicionit jashtë loje, Sir Alex Ferguson thoshte “ky djalë duhet të ketë lindur në pozicion jashtë loje”. Por duket se tashmë, SuperPippo ka gjetur një rival të denjë, që në këto momente luan pikërisht në Premier League. Ndeshja kundër Tottenham konfirmoi një problem të madh të Chelsea. Alvaro Morata kapet shpesh përtej linjës së mbrojtësve. E duke konsideruar statistikën e publikuar në profilin Tëitter të TalkSport, shumë shpesh… Spanjolli dominon klasifikimin individual në kategorinë e pavlerësuar të futbollistëve në pozicion jashtë loje. Për 18 herë në këtë sezon sulmuesi i Chelsea është kapur nga asistentët përtej linjës së pozicionit jashtë loje. Natyrisht pjesë përbërëse e lojës së tij, por tifozët e Blues kanë nisur të pyesin nëse ia ka shpjeguar dikush ish-juventinit rregullin e lojës. Krahasimi i përdorur në këtë rast është spektakolar: Morata ka përfunduar në pozicion jashtë loje …me shumë se një skuadër e tërë! Futbollistëve të Bournemouth, aktualisht në vendin e tetë në Premier, i janë sinjalizuar vetëm 16 pozicione të parregullt në 12 ndeshje. Dy më pak …se vetëm Morata, që ka marrë një kryesim që askush nuk e do.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

38°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI