Flash

Milan humbet zonën Champions në shtesë, por nervoz është trajneri i Lazios

Lapsi.al 25 November 2018
Milan humbet zonën Champions në shtesë, por nervoz

Barazimi i arritur në minutën e 94' kundër Milan e mban Lazio në vendin e katërt, por duke parë emergjencën kuqezi bardhekaltrit duhet të bënin pikë të plota. Ishte pikërisht ky fakt që ndonëse duhet ta linte të kënaqur teknikun e Lazios, Simone Inzaghi, e ka bërë nervoz dhe të pëkanqur me atë që mori skuadra e tij, që deri në fund ishte duke u mundur: "Donim të fitonim - pranoi Inzaghi -, por si erdhën gjërat të paktën morëm barazimin.Keqardhje sepse pësuam një gol me devijim dhe si luajtëm do ta meritonim fitoren".

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/k0/k07A.mp4

Karton i kuq në fund për teknikun Lazios nga arbitri Banti: "Nuk e kuptova, pastaj më thanë që kisha dalë nga zona teknike. Isha nervoz, më vinte keq të humbisja një ndeshje të tillë".

Një barazim, që pavarësisht se mes shumë mungesash e në transfertë, e ka dëshpëruar teknikun e Milan, Gennaro Gattuso: “Mund të ndodhë edhe kështu. Në ato momente diferencën e bëri Acerbi që fizikisht na vuri në vështirësi, por nuk është keq. Shohim përpara me shpresën të rikuperojmë ndonjë lojtar”.

Milan mbetet në vendin e pestë me 22 pikë, një më pak se Lazio, që do të kalonte në rast fitore, duke marrë për herë të parë në këtë sezon vendin e katërt, që është edhe objektivi i kuqezinjve ...

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

38°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI