Projektet e kanë zhvendosur Era Istrefin 6800 km larg Amerikës. Por një arsye tjetër e thënë për icon style është se Era Istrefi është duke qëndruar në Londër për shkak të dashurisë. Kjo nuk ka të bëjë me Faton Shoshin, këtë histori këngëtarja e ka hedhur pas krahëve dhe këtë foto të publikuara e vërtetojnë më së miri.
Djali që i ka fituar zemrën talentit shqiptar është këngëtari britanik, Julian Perreta. Ata janë parë së bashku disa herë shumë pranë njëri –tjetrit, madje në një nga videot e publikuar nga vetë Perreta, 29-vjeçari e përshkruan Erën si princeshën e saj.


Ndërsa ende nuk ka pasur një konfirmim zyrtar se janë në një lidhje dashurie, nuk duket krejt e pamundur pasi të dy janë beqar. Era Istrefi hodhi pas krahëve historinë e dashurisë me ish-menaxherin e saj Faton Shoshi, ndërsa Perreta i ka dhënë fund lidhjes me supermodelen Barbara Palvin!
Ata janë pjesë e së njëjtës shtëpi diskografike ‘Universal Music Group’, që ka marrë përsipër karrierën muzikore të dy yjeve! Më herët, Perreta është shprehur shumë krenar për Istrefin, gjatë performancës së saj në finalen e Kupës së Botës, në bashkëpunim me ëill Smith dhe Nicky Jam!

