Flash

Burg protestuesit që i gjuajti Ramës me këpucë, reagon bashkëshortja

Lapsi.al 25 November 2018
Burg protestuesit që i gjuajti Ramës me këpucë, reagon

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg për 30 ditë Ilias Sketirajn, protestuesin që gjuajti me këpucë ndaj Edi Ramës në spitalin e Traumës, ku kryeministri kishte shkuar për të parë gjendjen e policëve të lënduar.

Gruaja e tij tha se ishin banorë prej 20 vitesh të Unazës së Re dhe se janë në proces legalizimi. Si shumë banorë të tjerë ajo deklaroi se ka paguar taksat ndërsa akuzoi policinë se i ka dhunuar burrin dhe fëmijët.

“Kemi mbi 20 vite te Unaza e Re. Jemi ne proces legalizimi. Kemi paguar taksat. Policia më ka dhunuar burrin e fëmijët”, tha gruaja e Sketirajt.

Pasi doli nga spitali, Sketiraj bashkë me banorë të tjerë që kishin të afërmit në spital më 22 nëntor brohoritën kundër Ramës. Më pas Sketiraj qëlloi me këpucë në drejtim të kryeministrit. Pas kësaj ai u ndalua nga policia.

Video hit/ Si e tromaksën Ramën protestuesit që e qëlluan me vezë dhe këpucë 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI