Flash

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Video/ Shtatë javë pa fitore dhe një barazim që nuk bën punë - Mema: "I falim golat"

Lapsi.al 24 November 2018
Video/ Shtatë javë pa fitore dhe një barazim që nuk bën

Shtatë javë pa fitore dhe një pozitë e keqe në klasifikim, e sikur të mos mjaftojë edhe një problem që nuk gjen shërim. Gabime fatale, nga ato që tekniku Ardian Mema vazhdon ti quajë falje ndeshjesh që nuk duhet të ndodhin. E megjthatë bardheblutë vazhdojnë pësojnë të njëjtin gol. Kundër Skënderbeut në Selman Stërmasi përfundon 1-1, por asnjëherë më parë barazimi nuk ka qenë më i pavlerë: bardheblutë mbeten në distancë parakalimi me zonën e ftohtë të renditjes, ndërsa korcarët nuk përfitojnë nga humbja e Partizanit kryesues një ditë më parë.

"Papërgjeshmëria po i sjell në vazhdimësi probleme Tiranës. Ne duhet të fusim në kokë se jemi Zot të fushë. Janë bërë dhe janë ribërë me 100 herë. Kjo është diçka që duhet vënë dorë se s’bën, është urgjente" deklaroi tekniku pas ndeshjes.

Një pikë për të cilën askush nuk do të kishte firmosur para ndeshjes, por që për mënyrën si erdhën gjërat është plotësisht i pranueshëm, madje me skuadrën e Memës që tregoi dicka më shumë se kampionët në fuqi, nga ajo që duhet dëshirë për fitore.

Nga distanca mund të ishte mënyra më e thjeshtë për të impenjuar Teqjan, por si Daja ashtu dhe Greca nuk është se shquhen dhe dy tentativat në të 18 e katër minuta më pas nuk është se e vunë në panik Skënderbeun, që ka treguar se di të vuajë, por di edhe ti fitojë ndeshjet...edhe ato që nuk i luan me shkëlqim.

Inserimet e mesfushorëve kanë qenë pikë e fortë e ideve të Shehit këtë sezon dhe Dita e vërtetoi me golin e shënuar në të 35, në krosimin e Radas. Humbja ishte alternativë e papranueshme në kryeqytet dhe Mema, që me golin në këtë eksperiencë në pankinë nuk është si i ka të mira, qetësoi dëshpërimin përpara se skuadrat të zbrisnin në dhomat e zhveshjes. Inkursioni i Grecës dhe finalizimi i thjeshtë i Sentamut është nga ato që tekniku do të dëshironte ti shihte shpesh, vetëm se duke pranuar rreziqet që mund të kalonin, të dy ekipet hoqën dorë nga aventura, me një ritëm ndjeshëm më të ulët.

Korcarët bënë shumë më tepër për të mos u mundur, se për të fituar. E vërtetë në këtë rast askush nuk fitoi. Tirana përmirësoi pak bilancin e pesë përballjeve të fundit me barazimin e tretë, po pa asnjë fitore, duke mbetur 11 pikë në rrezik konstant, ndërsa Skënderbeu humbi rastin të kalonte Partizanin dhe të merrte kreun, që e sheh tashmë 1 pikë larg.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

38°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI