Flash

Veliaj sfidon Ramën, shpall vetë rikandidimin për Tiranën

Lapsi.al 24 November 2018
Veliaj sfidon Ramën, shpall vetë rikandidimin për Tiranën

Edi Rama nuk e ka ndarë mendjen për rikandidimin e Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës. Këtë e ka thënë vetë kreu i socialistëve në disa dalje publike, por e thonë edhe njerëz të afërt të rrethit të tij.

Por përkundër këtij qendrimi të Ramës, Erion Veliaj vazhdon me të vetën duke mos lënë rast pa sfiduar ‘babain’ e tij politik. Më i fundit ishte sot gjatë një takimi me të rinj të FRESSH. Erion Veliaj e ka bërë fakt të kryer rikandidimin për një mandat tjetër në kryeqytet.

“Jam i bindur se me garën dhe ekipin që del nga FRESSH-i, me fushatën dinjitoze që Partia Socialiste do të bëjë në Tiranë, nuk ka asnjë arsye në botë që ky qytet mos të na japë më shumë besim për të çuar më përpara punën për transformimin e Tiranës dhe gjithë vendit”, u shpreh Veliaj para të rinjve.

Pra, ajo që kuptohet prej deklaratës është se kryebashkiaku gati direkt e ka shpallur rikandidimin e tij në zgjedhjet e qershorit 2019. Jemi në kushtet kur ai e ka vënë Ramën përballë faktit të kryer se nuk ka nga ia mban.

Vetë Rama disa ditë më parë gjatë një interviste për Report Tv, deklaroi se ishte shpejt për të folur mbi rikandidimin e Veliajt. Sipas tij janë strukturat e PS-së që do të marrin vendimin. Në të njëjtën gjatësi vale me Ramën ishte edhe kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla.

Duke folur në Abc News për këtë çështje, Balla tha se Veliaj ka punuar mirë, por për kandidatët e PS-së do të vendoset më vonë. Javë më parë, Edi Ramës iu bë një tjetër sfidë nga Erion Veliaj për çështjen e rikandidimit në Tiranë. Në ndihmë të tij atë ditë kishte ardhur edhe Fatmir Xhafaj, ministri i dorëhequr që deklaroi krah Veliajt se socialistët e kishin kandidatin për Tiranën, pikërisht kryebashkiakun aktual. Kohët e fundit teksa po zhvillohet debati për projektin e Unazës së Re, në skenë ka hyrë edhe Erion Veliaj.

Nga zelli i tëpëruar për t’i hyrë sërish në zemër Edi Ramës, ai është përfshirë në një çështje që nuk ka të bëjë fare me institucionin që drejton. Projekti i Unazës së Re është një investim i Autoritetit Rrugor Shqiptar që varet direkt nga qeveria.

Por Veliaj kërkon të japë të tjera prova tek Rama se ai është gati t’u dalë për zot mëkateve të shefit të tij. Në po këtë mënyrë veproi edhe në rastin ligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ngritjen e aty të disa kullave përmes skemës zhvatëse të partneritetit publik privat.

©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI