Flash

"Turqit janë tërhequr nga aeroporti i Vlorës. Air Albania nuk ekziston më"

Lapsi.al 24 November 2018
"Turqit janë tërhequr nga aeroporti i Vlorës. Air Albania

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj, i ftuar në “Zonë e Lirë” mbrëmjen e djeshme, dha një lajm që fashiti trumbetat e dëgjuara deri vonë të Kryeministrit. Shehaj tha se kompania turke që do të ndërtonte Aeroportin e Vlorës është tërhequr dhe se “Air Albania” ka  ikur.

Ja bashkëbisedimi i tij me Çanin në emision në Tv Klan:

Arian Çani: Ti votove pro për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, të tha gjë Berisha me Lulin?

Agron Shehaj: Më thanë, më thanë. Ata nuk ishin të lumtur, më thanë që ia futa kot. Ata kishin argument. Vota ime ishte një votë në parim. Unë fola me kryetarin jo me Berishën. Argumenti im ishte që jam deputet i Vlorës dhe jam pro ndërtimit të aeroporitit të Vlorës. I duhet Vlorës aeroporti.

Arian Çani: Po çfarë të tha Luli faktikisht?

Agron Shehaj: Më thanë që ia futa kot.

Arian Çani: Ia fute kot se u ndave nga grupi?

Agron Shehaj: Po se u ndava nga grupi dhe mendimi i tij ishte që nuk duhet të kisha votuar në favor. Ai aeroport do të bëhet një ditë ashtu si Shqipëria.

Arian Çani: Mund edhe të mos bëhet…

Agron Shehaj: Kush Shqipëria? Edhe mund të mos bëhet, por po ta kisha menduar këtë nuk do t’i isha futur kësaj pune.

Arian Çani: Kur ta kuptosh që nuk do të bëhet do të më thuash…

Agron Shehaj: Po absolutisht. Kur të mos më shikoni më ta dini që Shqipëria nuk bëhet. Po thoja që Aeroporti i Vlorës nuk bëhet ashtu siç e kishin menduar ata.

Arian Çani: Me një kompani turke, që duhet të jenë miq të Erdoganit…

Agron Shehaj: Nuk e di, por di që turqit jan tërhequr dhe ky është lajm.

Arian Çani: E ke të sigurt këtë?

Agron Shehaj: E kam të sigurt, por nuk kam prova. E kam si dëshmi nga dikush. As aeroporti as kompania ajrore “Air Albania” nuk do të bëhen. Kompania “Air Albania” është zhdukur, s’ka më. Ka kohë që ka ikur.

Arian Çani: Rama është i paparë…

Agron Shehaj: Aeroporti nuk do të bëhet në atë mënyrë nga ajo kompani turke dhe shyqyr që nuk do të bëhet. Ata e kishin planifikuar ta jepnin me koncesion në mënyrë jo transparente, do ishte si me Rinasin dhe nuk do të kishte ndonjë përfitim. Për Aeroportin e Vlorës 40 milionë Euro do të ishin mëse të mjaftueshme.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI