Flash

Rama 'provokon' PD-në, ish-ministrin e saj e propozon për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Lapsi.al 24 November 2018
Rama 'provokon' PD-në, ish-ministrin e saj e propozon për

Kryeministri Edi Rama ka propozuar 3 anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Ajo që bie në sy është edhe emri i ish-ministrit të Financave në kohën e PD-së, Ridvan Bode. Krahas tij dy emrat e tjerë të propozuar nga Rama janë edhe Edlira Luci dhe Suela Popa.  Anëtarët e këshillit Mbikqyrës të bankës së Shqipërisë zgjidhen nga Kuvendi i Shqipërisë dhe ushtrojnë këtë funksion për një mandat 7-vjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje.

PROPOZIMI I KRYEMINISTRIT

Vendim për Propozimin Kuvendit të Republikës së Shqipërisë së tre anëtarëve për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “b”, të pikës 2, të nenit 44, të ligjit nr.8269, datë 23.12.1997, për “Bankën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

Vendosi:

Propozimin Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të tre anëtarëve për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, si më poshtë vijon:

Znj.Suela Popa

Znj.Edlira Luçi

Z.Ridvan Bode

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”

Të këshilluara

Lëkundje tërmeti në Shkodër

Pothuajse çdo ditë Shqipëria vijon të goditet nga tërmetet. Sipas Institutit të Gjeoshkencave lëkundja më e fundit ka ndodhur mëngjesin e sotëm, me epiqendër...

08:47

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI