Flash

Propozimet e Ramës për Këshillin e Bankës së Shqipërisë, veç Ridvan Bodes në listë edhe bashkëshortja e deputetit të LSI-së

Lapsi.al 24 November 2018
Propozimet e Ramës për Këshillin e Bankës së

Kryeministri Edi Rama nuk surprizoi vetëm demokratët me propozimin e Ridvan Bodes, ish-ministrit të Financave në postin e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Me siguri të surprizuar janë edhe socialistët dhe sigurisht LSI-ja kur mes tre emrave të Ramës panë në listë edhe Suela Popën, bashkëshortja e deputetit të LSI-së në Gjirokastër, Vangjel Tavo. Popa ka qënë për disa vite drejtoresha e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor e Rural, post të cilin e humbi pas marrëveshjes Rama-Basha në 17 maj 2017.

Më herët ajo ka punuar edhe në Bankën e Shqipërisë. Bashkë me Ridvan Boden dhe Suela Popën, Rama ka propozuar edhe Edlira Luçin. Këto tre emra u përzgjodhën nga kryeministri mes 38 aplikantëve. Anëtarët e këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë zgjidhen nga Kuvendi dhe ushtrojnë këtë funksion për një mandat 7-vjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI