Flash

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Prapaskena/ Milinkovic Savic milanist për një natë, por Lotito kuptoi se...

Lapsi.al 24 November 2018
Prapaskena/ Milinkovic Savic milanist për një natë, por Lotito

Ishte milanist për një natë lojtari më i përfolur në merkaton e verës: Milinkovic-Savic e Milan do të jenë përballë të dielën në Olimpico, në një nga ato ndeshje që në harkun e një sezoni vlejnë më shumë se dyfish. Për ta bërë ndeshjen më pikante, Corriere della Sera ka rrëfyer prapaskenën e një historie që sot mund ta zbriste në fushë me fanellë tjetër Milinkovic Savic. "Në mbrëmjen mes 16 e 17 gushtit në shtëpinë në Cortina të presidentit të Lazios - tregon gazetarja Monica Colombo -, tringëlloi telefoni... Biseduesi nga Milano formuloi propozimin për të marrë përfundimisht mesfushorin, një ditë më parë Leonardo e kishte quajtur 'një ëndërr jo për ne'. Milan vendosi në tryezë 30 milioni për huazimin e 90 për të drejtën e blerjes".

Sipas Corriere della Sera, "pronari bardhekaltër pranoi por pastaj në mbyllje të dritares së merkatos, që ishte dy ditë më pas, nuk pati guximin të tradhëtonte paktin me Inzaghi".

Kështu, oferta "që askush nuk do ta refuzonte" për të cilën Lotito foli javë më pas ishte pikërisht kjo. E Milan dhe askujt tjetër. Tani, kuqezinjtë në pritje të njohin vendimin e Uefa mbi Fair Play, mund të kenë një konkurent më shumë: Inter, sepse Marotta, kishte menduar për Milinkovic që kur ishte tek Juve dhe e ka marrë me vetë ëndërrën në Appiano. E sigurtë është vetëm dicka: ato 30+90 mbeten baza.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

38°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI