Flash

Policia jep detaje nga sulmi me armë ndaj Saimir Taullaut në Lushnje

Lapsi.al 24 November 2018
Policia jep detaje nga sulmi me armë ndaj Saimir Taullaut në Lushnje

Policia e shtetit ka dhënë detajet e para për atentatin ndaj Saimir Taullaut në Lushnje. Uniformat blu thonë se në vendin e quajtur "Rotondo e Plygut", është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit të shtetasit Saimir Taullau, 47-vjeç, banues në Lushnje.

“Për pasojë ai ka mbetur i plagosur lehtë dhe ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Në hyrje-daljet e qytetit janë ngritur pika të shumta kontrolli me qëllim kapjen e autorëve të dyshuar” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI