Flash

Plagosja e polices, 18-vjeçari i arrestuar pranon se hodhi kapsolla, por jo në drejtim të turmës (VIDEO)

Lapsi.al 24 November 2018
Plagosja e polices, 18-vjeçari i arrestuar pranon se hodhi kapsolla, por

18-vjeçari Daniel Dobra, i arrestuar nga policia si personi i dyshuar që plagosi me kapsollë oficeren e policisë së shtetit, Ina Nuka, ka dhënë dëshminë e tij për ngjarjen para grupit hetimor. Mësohet se ai ka mohuar të jetë i përfshirë në hedhjen e kapsollës drejt oficeres së policisë, e cila humbi gishtat e njërës dorë.

“Protestova dhe unë para parlamentit por nuk kam përdorur sende të kundraligjshme. Pranoj që kisha 3 kapsolla që ndeza dhe i hodha te llamarinat te Xhamia. Disa punonjës policie donin të më ndalonin por unë nuk pranova të futesha në makinë. Ndërhynë disa persona të tjerë dhe e gjeta veten në turmë dhe më pas u largova”, mësohet të ketë thënë 18-vjeçari.

Oficerja e policisë është dërguar mbrëmë në Stamboll për mjekim më të specializuar.

Të këshilluara

Lëkundje tërmeti në Shkodër

Pothuajse çdo ditë Shqipëria vijon të goditet nga tërmetet. Sipas Institutit të Gjeoshkencave lëkundja më e fundit ka ndodhur mëngjesin e sotëm, me epiqendër...

08:47

Moti, sot rikthehen reshjet e shiut

E shtunë,  24 nëntor:  moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura ku në zonën veriperëndimore do të shoqërohen me reshje të pakta shiu në pjesën e dy...

07:55

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI