Flash

Ermal Mamaqi: E dashura e blogerit Nas më ngriti kurth (Video)

Lapsi.al 24 November 2018
Ermal Mamaqi: E dashura e blogerit Nas më ngriti kurth (Video)

I ftuar në emisionin Provokacija ishte Ermal Mamaqi i cili kohët e fundit ka marë jo pak kritika në lidhje me një të ftuar, e cila e akuzonte si shfrytëzues i figurës së femrës në emisionin e tij “Xing me Ermalin”.

Fillimisht u diskutua për rolin e femrës në televizion dhe fenomenin e zhveshjes në ekran.

“Televizioni është një dritare që duhet të transmetojë jo vetëm kulturën konsevatore. Është një dyqan që duhet ti shesi të gjitha. Ndërmjet vajzës që çan dyert me talentin e vet dhe vajzës që çan me trupin e vet do të preferoja dy nga këto që çajne më talent dhe një nga kjo me trup të bukur. Është mëkat që të shkojë një vlerë kot. Sepse dhe ajo ka vlerën e vet.”

Mamaqi tregoi se gjithçka në televizion duhet të transmetohet sipas një orari të caktuar e ndarë në kategori të caktuara dhe nëse diçka e tillë është efektive në televizionet shqiptare.

“Jam kundër, sepse programet e të rriturve janë pas orës 11:00 të natës dhe ka një manual përdorimi të televizionit dhe të transmetimit. Është një protokoll i ditur dhe pa u shkruar. Unë kam parë dhe çudira të tipit që gjëra të papërshtatshme ndodhin në skenë, në orar të papërshtatshëm duke pasur dhe fëmijë brenda në studio. Kjo është e tmerrshme, sepse ti kur e shërben këtë produkti i tregon tjetrit që kjo është një gjë normale.”

Moderatori foli në Provokacija dhe për temën me të nxehtë të kohëve të fundit lidhur me dy të ftuarit në emisionin e tij “Xing me Ermalin” dhe shakanë e bërë me të dashurën e blogerit Nas. Mamaqi treka goi se në fillim mendoi se ajo po bënte shaka dhe se më vonë u ndje i rënë në kurth.

“Unë nuk e dija që kjo është një person që bën video apo ka një çështje të vetëm, por me sa pashë më vonë rrjetin e saj që nuk është i vogël dhe reagimin mendova që kjo ishte një formë kurthi që kjo më ngriti mua. Ose më saktë e shfrytëzoi mundësinë për të pasur një reagim që ishte goxha i planifikuar. Kam video të cilat do t’i transmetoj më vonë, sepse ne kemi xhiruar çdo gjë që ka ndodhur në studio. Në momentin e parë mendova se po bën shaka. Kjo vajzë ishte shumë e talentuar për të shfrytëzuar momentin. Pastaj filloi të qante sepse, unë tha përfaqësoj një person për mbrojtjen e femrave dhe unë duhet ta përdor këtë moment.”

Ai tregoi dhe për prapaskenat e të gjithë situatës.

“Ajo e kishte marrë vesh pyetjen, me sa mora vesh, dhe kishte thënë me bëj një pyetje tjetër. Mirëpo ky është emisioni im dhe këto i vendos unë. Padyshim që dyshoj tek lotët e saj. Unë po përgatis një video që do ta nxjerr këtë javë e cila shpjegon si shkoi ngjarja dhe pse të bësh humor në këtë nivel nuk është seksizëm. Ajo mu lut që ta transmetoja këtë video”.

https://youtu.be/ePGYZ7YxO0s

Të këshilluara

Anullohet Big Brother Vip për këtë arsye

Ndërkohë që në media po diskutohet një emër i mundshëm për prezantimin e “Big Brother Vip”, një lajm i keq është mësuar së fundi për këtë reality show. Burime ...

11:24

Dy aktorët turq, në gjyq me Endemol

Dy aktorët  kanë hapur çështje gjyqësore kundrejt kompanisë Endemol, duke pretenduar kështu një dëmshpërblim. Sipas mediave turke, dy aktorët, të cilët kanë ...

20:30

Fahrije Evcen, fotoja e parë shtatëzanë

Burak Özçivit dhe Fahriye Evcen  do të bëhen për herë të parë prindër. Pak javë më parë, mediat turke zbuluan edhe se aktorja do të sjellë në jetë një djalë. ...

16:45

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI